LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për hapjen e Ambasadës në Izrael: Nis kapitull i ri në mes dy shteteve

Haradinaj për hapjen e Ambasadës në Izrael: Nis kapitull i ri në mes dy shteteve
Foto: Ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës, në Izrael.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se hapja e saj është nisja e një kapitulli të ri të raporteve mes dy shteteve.


“ Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, nis një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/