LAJMI I FUNDIT:

Mbi 15 ankesa të rreme janë dorëzuar në polici për shtëpinë e Jennifer Lopezit në Los Angeles

Mbi 15 ankesa të rreme janë dorëzuar në polici për shtëpinë e Jennifer Lopezit në Los Angeles

Shtëpia e Jennifer Lopezit thuhet se ka qenë shënjestra e një numri të madh thirrjesh të rreme në polici gjatë javëve që nga performanca e saj në inaugurimin e Presidentit Joe Biden.

Prona e yllit 51-vjeçar në Los Angeles ka qenë subjekt i të paktën 15 thirrjeve në polici, me ankesa që variojnë nga muzikë me zë të lartë e deri ti zhurma e shkaktuar nga njerëzit që zihen dhe grinden, shkruan DailyMail.


Dhe TMZ raporton se ndërsa dikush mund të konkludojë se lidhet me pretendimet e fundit të ndarjes së saj nga Alex Rodriguez, 45, çifti në të vërtetë nuk ishin as në shtëpi kur u bënë thirrjet.

Një burim i tha shtypit se thirrjet vërshuan menjëherë pasi ajo këndoi “This Land Is Your Land and America, The Beautiful” në ceremoninë e Biden më 20 janar.

TMZ deklaroi për akuzat: “LAPD po heton sepse kushdo që qëndron pas tij mund të akuzohet për abuzimin e sistemit 911”.

Ky raportim vjen pasi u pohua se J.Lo dhe Alex Rodriguez i kanë ndarë rrugët pas katër vitesh lidhje, dhe dy vitesh fejesë.

Një burim i tha kolonës Page SixNew York Post: “Ai tani është në Miami duke u bërë gati për sezonin e bejsbollit. Ajo është duke xhiruar filmin e saj në Republikën Dominikane”.

Lajmi do të vijë si një tronditje e madhe për fansat pasi çifti u panë së fundmi së bashku në Republikën Dominikane, ku Jennifer është e zënë me xhirimet e filmit të saj, “Shotgun Wedding”, dhe dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Jennifer dhe Alex u detyruan të shtyjnë dasmën e tyre dy herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit dhe madje deri në janar të këtij viti, Alex pranoi se mezi priste të martohej me Jenniferin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sinan Vllasaliu del sërish para gjykatës, thotë se çdo shmangie nga tatimi ishte e paqëllimshme

Sinan Vllasaliu del sërish para gjykatës, thotë se çdo shmangie nga tatimi ishte e paqëllimshme

Magazina
Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Romeo bën tatuazhin e veçantë që i dedikohet Heidit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Magazina
Artisti Nemo që fitoi Eurovisionin apelon te Qeveria e Zvicrës që ta njohë zyrtarisht gjininë e tretë

Artisti Nemo që fitoi Eurovisionin apelon te Qeveria e Zvicrës që ta njohë zyrtarisht gjininë e tretë

Magazina
Erblin Nushi i veshur si drag queen 'Adelina Rose' tregon se si u frymëzua nga Adelina Ismaili për emrin e saj

Erblin Nushi i veshur si drag queen 'Adelina Rose' tregon se si u frymëzua nga Adelina Ismaili për emrin e saj

Magazina
Kalo në kategori