LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në dy javë, Australia raportoi rastin e parë lokal me coronavirus

Për herë të parë në dy javë, Australia raportoi rastin e parë lokal me coronavirus

Australia raportoi të shtunën rastin e parë lokal me COVID-19 në më shumë se dy javë, pasi një mjeke rezultoi pozitive me sëmundjen, duke shkaktuar kufizime në spitalet e zonës.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kryeministrja e shtetit Queensland, Annastacia Palaszczuk, tha se mjekja trajtoi javën e kaluar dy pacientë që ishin kthyer kohët e fundit në Australi, dhe kishin rezultuar pozitivë për variantin britanik.


“Ne e njohim këtë mjeke, e cila monitoroi gjendjen e dy pacientëve me COVID-19, pasi ishte në spital në atë kohë. Tani edhe ajo ka zhvilluar simptoma”, tha kryeministrja në një konferencë shtypi.

Ky është infeksioni i parë lokal i Australisë që nga data 24 shkurt.

Mjekja, emri e së cilës nuk u bë i ditur, trajtoi pacientët, duke i detyruar autoritetet të kërkonin urgjentisht kontaktin, tha Palaszczuk. Autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar se sa njerëz ka trajtuar ajo.

Derisa zyrtarët po e përcaktojnë madhësinë e shpërthimit, të gjitha spitalet në kryeqytetin e shtetit do të jenë të mbyllura për vizitorët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori