LAJMI I FUNDIT:

Osmani takim virtual me Palmer: SHBA, aleat i përhershëm i popullit të Kosovës

Osmani takim virtual me Palmer: SHBA, aleat i përhershëm i popullit të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani mbajti sot një takim virtual me zëvendës ndihmës sekretarin në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor në DASH, Matthew Palmer.

Me këtë rast, Palmer i përcolli urime Osmanit për rezultatin në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke potencuar rëndësinë e themelimit të institucioneve duke reflektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, Osmani theksoi e quajti të rëndësishme konstituimin me kohë të institucioneve të reja, duke thënë se mos zvarritja e procesit të certifikimit të rezultateve është me rëndësi, në mënyrë që sa më parë të kemi institucione funksionale që urgjentisht merren me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.


Osmani potencoi se për shkak të pandemisë, sigurimi i vaksinave të mjaftueshme për qytetarët dhe menaxhimi i pandemisë e ringritja ekonomike duhet të jenë prioritete të institucioneve të reja.

Përderisa Palmer u dakordua me Osmanin që institucionet e reja duhet të fokusohen në luftimin e korrupsionit, në adresimin e pandemisë, në ringritjen ekonomike dhe në krijimin e vendeve të punës, ai njëkohësisht theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv në dialog, pasi kjo do të dëshmojë përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në stabilitet, paqe dhe progres brenda vendit si dhe në rajon.

Sa i përket bisedimeve me Serbinë, Osmani tha se në Kosovë është mirëpritur jashtëzakonisht shumë qasja e qartë e presidentit Joe Biden, se dialogu duhet të përqendrohet në njohjen reciproke, ndërkaq shtoi se institucionet e Kosovës duhet të flasin me një zë, e në këtë kontekst përmendi rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën e me shoqërinë civile si dhe koordinimin e vazhdueshëm me aleatët tanë.

Nga ana tjetër, Palmer konfirmoi që në procesin e dialogut, SHBA do të jetë e përfshirë si partner dhe duke i koordinuar qëndrimet me Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se SHBA mbetet të aleat i përhershëm i popullit të Kosovës.

Duke folur rreth gjendjes me pandeminë COVID-19, Osmani falënderoi Palmer për ndihmën financiare të ofruar nga SHBA, sidomos në iniciativën COVAX, nëpërmjet së cilës pritet që Kosova të sigurojë pjesën e parë të vaksinave.

Ndryshe, një takim virtual sot me Palmer ka zhvilluar edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori