LAJMI I FUNDIT:

Me vetulla të zbardhura e veshje provokuese, Rita Ora paralajmëron versionin akustik të mini-albumit “Bang”

Me vetulla të zbardhura e veshje provokuese, Rita Ora paralajmëron versionin akustik të mini-albumit “Bang”

Ka kaluar një muaj që kur ajo ka publikuar mini-albumin e saj të ri, “Bang”, me producentin dhe DJ-në kazak Imanbek.

Dhe Rita Ora publikoi një imazh mbresëlënës në Instagram të enjten, ndërsa njoftoi se do të lëshonte një version akustik të këngëve të saj të fundit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 30 vjeçare, mori vëmendjen pozonte e veshur me një këmishë të zezë dhe me prerje, teksa kishte vetulla të zbardhura.


Duke nënvizuar figurën e saj të pabesueshme trupore, këngëtarja i bëri për vete fansat me dekoltenë e hapur, që nxirrte pak në pah gjoksin e saj.

Ish-gjyqtarja e spektaklit “X Factor” dukej mjaft sportive, ndërsa kishte vënë një makijazh të lehtë.

Rita Ora ndan me fansat të tjera fotografi nga dukja glamuroze dhe atraktive në paradën e komunitetit LGBTI në Australi
Lexo po ashtu Rita Ora ndan me fansat të tjera fotografi nga dukja glamuroze dhe atraktive në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Duke detajuar publikimin e projektit të saj të ri, ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “#Bang, versioni akustik, këtë premte”.

“Jam e mbingarkuar me faktin se sa të pabesueshëm keni qenë të gjithë që kur publikova #BANG! Jam shumë e ngazëllyer të ndaj me ju këto versione më ‘të zhveshura’ të këngëve që regjistruam! Nuk mund të pres deri sa ju t’i dëgjoni!”, shkroi Ora në Instagram.

Rita aktualisht është e angazhuar si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Këngëtarja udhëtoi në Australi me motrën e saj Elena, e cila shërben edhe si menaxhere e saj.

Rita po bën debutimin e saj si trajnere për edicionin e ardhshëm të konkursit të talenteve të reja, duke iu bashkuar jurisë e cila në përbërje ka edhe yllin vendas australian Keith Urban.

Interpretuesja e hitit “For You” më parë ka qenë trajnere në versionin britanik të “The Voice” në vitin 2015, ndërsa gjithashtu ka marrë përsipër role gjykuese në spektaklet “X Factor” dhe “The Masked Singer”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Magazina
Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Magazina
Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Magazina
Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, pozojnë në një fotosesion mahnitës për Primark

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, pozojnë në një fotosesion mahnitës për Primark

Magazina
Fero takohet me Ramush Haradinajn, pritet në zyrat e AAK-së

Fero takohet me Ramush Haradinajn, pritet në zyrat e AAK-së

Magazina
Kalo në kategori