Dita e parë e orës policore shënoi vetëm 12 raste të shkeljes së saj. Nga Ministria e Brendshme thonë se plani operativ për këtë masë dy javore nuk do t’i ngarkojë shumë njësitë policore, pavarësisht se ato janë shpërndarë në çdo qosh të vendit, përfshi edhe patrulla të lëvizshme të forcave të rendit he ngritjes së postblloqeve të tyre. Sipas MPB-së, nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj të gjithëve që shkelin orën policore, veç rasteve që do të paraqiten paraprakisht në polici, për ndihmë urgjente shëndetësore.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 12 persona kanë shkelur orën policore, që ka nisur nga mbrëmja e djeshme, respektivisht nga ora 22:00 deri mëngjesin e sotëm, gjegjësisht deri në orën 05:00. Brenda 24 orëve të fundit janë sanksionuar 408 qytetarë për mos-mbajtje të maskës. MPB bën thirrje që të respektohen të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e CoVid-19”, thonë nga VIZRT – Ministria e Brendshme.
Në pamje të parë, shifra e vogël e djeshme tregon për ndërgjegjësim të popullatës, krahasuar me shifrat që regjistroheshin nga orët policore të mëhershme. Megjithatë, duke marrë në konsideratë se ora policore fillon 1 orë pas mbylljes së kafeneve dhe restoranteve, duket se nuk i ka shkurtuar lëvizjet e njerëzve. Si duket, ora policore, dhe ngritja në këmbë e këtij numri të madh efektives, u bë më së shumti për grupet e të rinjve të cilët festonin nëpër parqet e qytetit gjatë natës. Vetëm rritja drastike e numrit të rasteve pozitive me kovid, në prag të pashkëve dhe Bajramit, mund të detyrojë autoritetet që ta zhvendosin orën policore që në orën 18:00.
…pas mbylljes së restoranteve, ahengjet e tyre i vazhdojnë në të hapur duke u mbledhur në parkun qendror të Shkupit por edhe të qyteteve tjera, sidomos të rinjtë dhe ata që janë nëpër objekte studentore. Ata i mbushin lagjet dhe parqet ku përhapja e virusit është shumë e madhe që ata nuk janë të vetëdijshme për këtë dhe sëmundjen e çojnë në shtëpi. Tek prindërit dhe familjarët më të moshuar. Thjesht ky është vetëm fillimi, a do të jetë mjaftueshëm të ndalohet përhapja virusit do shohim. Nëse nuk mjafton pas 14 ditësh Komisioni do të rekomandoj sigurisht edhe masa më restriktive- deklaroi Nikolla Dujovski, Ekspert për çështje sigurie.
Sipas të dhënave të MPB-së, gjatë orës policore prej 4 muajsh vitin e kaluar, u regjistruan mbi 27 mijë shkelje vetëm në kryeqytet. Kjo çoi edhe në ndryshime të ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive si dhe nenin 306 të Kodit Penal për përhapje të infeksionit dhe Neni 307 për mos respektim të rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë. Sipas Ministrisë së Brendshme, të njëjtat norma vlejnë edhe tani për çdo shkelës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos