I ashtuquajturi “efekt i vaksinës” është duke rritur perspektivën ekonomike të Britanisë së Madhe më shpejt në krahasim me vendet tjera.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka thënë se pret rritje të prodhimit kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar për 5.1 për qind më 2021 apo rreth 0.9 për qind më shumë sesa ishte planifikuar në dhjetor të vitit të kaluar.
Kjo shifër është dukshëm më e madhe sesa 0.3 për qind rritje për ekonomitë e Eurozonës, pasi Franca dhe Italia përballen me parashikime për rënie këtë vit.
Instituti me bazë në Paris ka thënë se, “zhvillimi i suksesshëm dhe përhapja graduale e procesit të vaksinimit ka përmirësuar perspektivën për rimëkëmbje të qëndrueshme, me kusht që të merren masa për të vaksinim të gjerë në gjithë botën”.
OECD ka përditësuar edhe parashikimet për ekonominë e Shteteve të Bashkuara, duke parashikuar rritje ekonomike prej 6.5 për qind për shkak të shkallës së gjerë të vaksinimit dhe ndarjes së fondeve nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden.
Organizata në fjalë parashikon edhe rritje ekonomike botërore prej 5.6 për qind këtë vit, çka nënkupton rritje edhe më të madhe sesa në nivelet para pandemisë.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, ka ndryshuar pozitivisht edhe shifrat për ekonominë britanike më 2022 në Britani të Madhe, duke përmendur 4.7 për qind rritje.
Kjo nënkupton se rritja e ekonomisë britanike do të mund të jetë më e madhe se ajo në SHBA apo Eurozonë.
“Rritja graduale duket më e mundshme në ekonomitë e mëdha evropiane, duke reflektuar zbatimin e masave të izolimit në periudhën e parë të vitit 2021 dhe mbështetjen fiskale më të kufizuar, ndonëse rritja e shkallës së vaksinimit mund të ndihmojë në krijim të momentumit, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar”, thotë OECD.
Megjithatë, edhe vetë organizata ka thënë se ekzistojnë rreziqe të mëdha mbrapa këtyre parashikimeve, duke përfshirë procesin e ngadalshëm të vaksinimit dhe mundësinë e emergjencave apo varianteve edhe më të rrezikshme të COVID-19.
“Ekonomitë e avancuara, si dhe vendet shpërndarëse të vaksinave si Kina, India dhe Rusia, po ashtu përballen me rreziqe nga përhapja e varianteve të reja dhe rikthimit të masave të izolimit nga gjysma e fundit e vitit 2021, mirëpo kanë para vetës më pak pasiguri sa i përket prodhimit të vaksinës. Të gjitha shtetet mund të përballen me rivlerësim të konsiderueshëm në tregjet financiare, duke nxitur mospëlqime dhe çmime më të dobët botërore të mallrave. Në një skenar të këtij lloji, rritja e bruto-prodhimit të brendshëm në nivel global do të mund të ulet për afro 1 për qind më 2021 dhe 1.25 për qind më 2022, apo 4.5 për qind dhe 2.75 për qind respektivisht. Prodhimi më pas do të mund të mbetet nën nivelet para pandemisë për një periudhë të gjatë kohore, duke rritur mundësitë për pasoja afatgjata nga pandemia”, është thënë në parashikime. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Fito iPhone 15 duke shikuar Prishtina Open 2024
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'