LAJMI I FUNDIT:

E pranojnë fajësinë DJ Blunt dhe Real 1 të akuzuar për posedim të paautorizuar të marihuanës

E pranojnë fajësinë DJ Blunt dhe Real 1 të akuzuar për posedim të paautorizuar të marihuanës

Të akuzuarit për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, Edon Dedi apo i njohur me emrin artistik “Dj Blunt” dhe Ilir Zhita i njohur me emrin artistik “Real 1”, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë deklaruar fajtor.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Besart Mustafa, të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të akuzuarit kanë deklaruar se e pranojnë fajësinë, si dhe ndjejnë keqardhje për rastin që ka ndodhur, po ashtu i kanë premtuar gjykatës se nuk do të përsërisin më veprime të tilla.


DJ Blunt dhe Real 1 (Foto: YouTube)

Pranimin e fajësisë nga të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Besart Mustafa dhe më pas është aprovuar nga gjykatësi Gent Beka, me arsyetimin se pranimi ishte vullnetar, pa presion dhe se gjen mbështetje në provat që janë pjesë e shkresave të lëndës.

Shpallja e aktgjykimit në këtë çështje penale do të bëhet më 10 mars 2021, në ora 13:30.Sipas aktakuzës, me datë 27 janar 2019, rreth orës 14:30, në lagjen “Ulpiana” tek rrethi i Fontanës në Prishtinë, njësiti Policore kanë ndaluar veturën e tipit BMW, ku e drejtonte Edon Dedi si dhe me të gjendej pasagjeri Ilir Zhita, gjatë kontrollimit nga ana e Policisë, tek i dyshuari Edon Dedi janë gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 10.5 gram, ndërsa tek i dyshuari Ilir Zhita po ashtu është gjetur sasi prej 3.2 gram si substancë e llojit marihuanë, të cilën sasi e kanë poseduar pa autorizim.

Me këtë të pandehurit kanë kryer veprën penale, posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 275 par.1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/

DJ Blunt dhe Real 1 (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Motra e Arionit thotë se familja e tyre e do shumë Dianën

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kalo në kategori