LAJMI I FUNDIT:

Dënim me burg dhe gjobë për dy shtetas të Shqipërisë

Dënim me burg dhe gjobë për dy shtetas të Shqipërisë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit V.B. dhe D.P. shtetas i Republikës së Shqipërisë, të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substanca psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve nga neni 366 paragrafi 1 KPRK-së.

“Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, dhe pranimit të fajësisë nga të pandehurit, të pandehurin V.B. për veprat penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijekatërqind (1.400) euro, ndërsa të pandehurën D.P. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit burgim dhe katërqind (400) euro gjobë.


Të pandehurit akuzohen se më 07.04.2020, me qëllim të shitjes kanë poseduar pa autorizim substanca narkotike të llojit kokainë në atë mënyrë që Njësia e DHTN-së, në Ferizaj, pas një pune operative dhe gjatë kontrollimit, në trupin e të akuzuarës D.P dhe atë nën reçipeta është gjetur një qese me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë prej 49.07 gram, e pastaj me pëlqimin e të akuzuarve është kontrolluar banesa ku banonin dhe gjatë kontrollës janë gjetur 5 qese me substancë narkotike kokainë me peshë: 34.39 gr, 9.79 gr, 3.06 gr, 0.35 gr dhe 0.4 gr e që pesha e përgjithshme e narkotikut ishte 96.70 gram, po ashtu janë gjetur edhe 3 peshore digjitale për matje të narkotikut të cilat sekuestrohen nga ana e Policisë”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori