LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian josh me paraqitjen me të brendshmet nga “SKIMS”

Kim Kardashian josh me paraqitjen me të brendshmet nga “SKIMS”
Kim Kardashian Foto: Instagram/kimkardashian

Linja e re e rrobave të saj nga “SKIMS” po shënon një sukses të jashtëzakonshëm.

Dhe Kim Kardashian po i bën edhe më atraktive veshjet, kur në pozat e saj po i vesh të njëjtat, shkruan Daily Mail.

40-vjeçarja ditën e djeshme (e hënë) në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe tërheqëse, me të cilat la gojëhapur fansat.


Në pjesën e sipërme ajo u pa vetëm me të brendshme, duke theksuar në rend të parë gjoksin e formësuar.

Prapa bukuroshes brune shihej një studio për makijazh, ku vërehet se Kim sapo kishte kuruar dukjen në përgjithësi.

Flokët e saj ishin të pozicionuara drejt kamerës, çka bëri t’i dukeshin thonjtë me ngjyrë të kuqe.

Kujtojmë se Kardashian është duke qenë qendër e vëmendjes, pas divorcit me reperin Kanye West. /Telegrafi/