Autoriteti Bankar Evropian (EBA) tha se serverët e tij të postës elektronike janë komprometuar në një sulm kibernetik.
EBA, që është rregullatori kryesor financiar i Bashkimit Evropian, tha se ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë, për “rikthimin e funksionalitetit të plotë” të serverëve.
“Në këtë fazë, infrastruktura e postës elektronike e EBA-s është siguruar dhe analizat tona sugjerojnë se nuk janë nxjerrë të dhëna. Nuk kemi asnjë tregues për të menduar se sulmi ka shkuar përtej serverëve tanë të postës elektronike”, tha përmes një deklarate EBA.
Sikurse edhe shumë biznese dhe qeveri, përdorin serverët e kompanisë amerikane Microsoft Exchange për postën e tyre elektronike.
Microsoft, qysh javën e kaluar, ka njoftuar për sulmin e madh kibernetik.
Firma e teknologjisë ka thënë se beson se një sulmues i sponsorizuar nga shteti kinez, i quajtur Hafnium, qëndron prapa tij.
Pekini e ka mohuar çdo përfshirje.
Duke e cilësuar sulmin si “kërcënim aktiv”, sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë të premten se cenueshmëria e serverëve të Microsoft Exchange “mund të ketë ndikime të mëdha”.
“Secili që punon me këta serverë – qeveri, sektorë privatë, akademi – duhet të veprojë tani për t’i rregulluar ata”, ka thënë Psaki. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit