LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Taksa prej 10 eurove që është planifikuar nga komuna e Prishtinës, nuk do të realizohet gjatë këtij mandati

Pacolli: Taksa prej 10 eurove që është planifikuar nga komuna e Prishtinës, nuk do të realizohet gjatë këtij mandati

Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka rikthyer temën e taksës që do të vendoset në hyrje të Prishtinës.

Pacolli ka thënë se ideja ka qenë e subjektit që qeverisë me Prishtinën, por se nuk e sheh si zgjidhje të qëndrueshme.

“Në konceptin tim politik, taksa nuk është zgjidhje, mirëpo ka qenë ide e subjektit politik që qeverisë sot me Komunën e Prishtinës, dhe është paraparë që në çdo hyrje të qytetit të ketë një garazhë apo auto parking, ku do të parkoheshin automjetet të cilat janë të shumta që hyjnë në qendër dhe nga aty  të organizohet transporti publik”, tha ai në Kojshia Show.


Pacolli ka thënë se me tiketën që do të paguhej parkingu do të shfrytëzohej e njëjta për autobus (urban) kudo në Prishtinë.

Por sipas tij, kjo do shumë kohë dhe analizë dhe për këtë, në mandatin aktual nuk mund të realizohet.

“Koncepti im ka qenë që të ndërtohen mbi 20 mijë vend parkingje brenda kryeqendrës. Me këtë do të ofrohej zgjidhje banorëve kryeqytetas dhe atyre që e vizitojnë qytetin. Një pjesë e madhe e tollovisë krijohet për shkak të shoferëve që lëvizin vërdallë për të gjetur parking”, tha ndër të tjera Pacolli, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori