Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se përmes procesit të vetting-ut, në qeverinë që ai mëton të udhëheqë, do të zvogëlohen lëndët në gjykata.
Por, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë për Radion Evropa e Lirë se ky proces nuk ndikon as në zvogëlimin e lëndëve të grumbulluara e as në rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë.
Kurti, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ka thënë se prioritet për të do të jetë drejtësia dhe në fokus të këtij prioriteti është procesi i vetting-ut, të cilin ka thënë se do ta nisë nga Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial.
“Me qeverisjen tonë të re, me procesin e vetting-ut, me departamentet në gjykatat e reja, edhe do të zvogëlojmë atë gjysmë milioni lëndë në Pallatin e Drejtësisë, por edhe do të rregullojmë imazhin e Kosovës, duke sjellë drejtësi për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kurti gjatë një paraqitjeje për media më herët gjatë kësaj jave.
Por, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë se procesi i vetting-ut është i domosdoshëm për ta pastruar sistemin e drejtësisë nga ndikimi i politikës dhe grupet e interesit si dhe për të larguar personat që janë aty pa meritë. Megjithatë, sipas Miftarajt, kjo nuk nënkupton se me këtë proces do të përshpejtohet trajtimi i lëndëve gjyqësore.
“Procesi i vetting-ut, sikurse themelimi i departamenteve të reja në gjykata nuk ndikon në zvogëlimin e rasteve të vjetra. Me këtë qasje kanë vepruar njëjtë të gjitha qeveritë e kaluara, por që nuk kanë pasur asnjëherë sukses”, tha Miftaraj.
Vettingu është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.
Për vite me radhë, institucionet e Kosovës kanë tentuar që të nisin procesin e verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
Njohësi i sistemit të drejtësisë, Ismet Salihu, më herët ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se “procesi i reformave të thella në sistemin e drejtësisë dhe ai i vetting-ut, nuk do të jenë të lehtë”.
Adnan Rrustemi, nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se sistemi i drejtësisë do të jetë prioritet i Qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Ai thotë se sistemi i drejtësisë do të jetë i pavarur dhe efikas si dhe thotë se LVV do të shtyjë përpara hartimin dhe zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me procesin e vetting-ut.
“Do të jemi të përkushtuar në procesin e vetting-ut për të siguruar gjyqtarë e prokurorë profesionalë dhe me integritet të lartë. Do të mbështesim sistemin e drejtësisë në funksionin dhe përgjegjësinë për të luftuar krimin dhe korrupsionin, por edhe efikasitet e trajtim të shpejtë të lëndëve”, tha ai.
Sipas Rrustemit, qeveria e re do të hartojë një projektligj për realizimin e të drejtave civile, që do të mundësonte shkurtimin e afateve dhe procedurave për zgjidhjen e kontesteve civile, por edhe sanksionimin e gjyqtarëve që nuk respektojnë këto afate.
“Krahas vlerësimit të nevojave në sistemin gjyqësor, duke pasur parasysh rëndësinë, qeveria do të shtojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale. Prokurorët e Prokurorisë Speciale do të jenë të ndarë në departamente dhe do të ketë trajnime dhe profilizime të tyre, varësisht nga veprat që hetojnë, sikurse që do të fuqizohet segmenti i trajnimeve të vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Rrustemi.
Instituti i Kosovës për Drejtësi, që mbikëqyr punën e institucioneve të drejtësisë, ka vlerësuar se besimi i publikut në Kosovë ndaj institucioneve të drejtësisë është luhatur ndër vite, por asnjëherë nuk ka qenë në nivelin me të ulët sesa tash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKrasniqi përmend dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, s’tregon nëse do bëjnë koalicion me VV-në
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3