LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën e Mësuesit, Aurela Gaçe falënderon dhe i bën një dedikim aktorit Birçe Hasko

Në Ditën e Mësuesit, Aurela Gaçe falënderon dhe i bën një dedikim aktorit Birçe Hasko
Aurela Gaçe (Foto: Instagram)

Sot më 7 mars (e diel) në Kosovë e Shqipëri shënohet Dita e Mësuesit.

Me këtë rast, në rrjete sociale nuk kanë munguar dedikimet ndaj mësuesve të parë e po ashtu rreth atyre që u kanë dhënë leksione të mëdha në jetë.

Një të tillë së fundmi e bëri edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila në këtë ditë ka vendosur të nderojë profesorin në Akademinë e Arteve njëherësh aktorin, Birçe Hasko.


Postimi i plotë i Gaçes (pa ndërhyrje):

“Kam pasur shumë mësues gjatë shkollimit tim.

Sigurisht, mbaj mënd mësuesen time të parë,e butë,e qetë , e duruar( mes fëmijëve te zhurmshëm) e deri sa u rrita ,kam pasur figura te ndryshme mësuesish, te cilët i falënderoj për gjithçka kanë bërë me ne, fëmijët, adoleshentët e deri ne formimin e plotë.

Sot, dua ti them faleminderit këtij burri të rrallë.

Ju e njihni nëpërmjet rroleve ne kinematografi, kurse unë pata fatin ta kem profesor për 4 vite në Akademinë e Arteve te Bukura.

E theksoj, pata fatin ta njoh këtë burrë të drejtë.

Vitin e parë ,rreptësinë e korrektësinë e tij e merrja si ftohtësi me ne. Vonë fillova të kuptoj se përtej “rreptësisë” shtrihej nje shpirt i madh sa deti.

Kur ti ke përpara syve një njeri të drejtë, që punon me pasion e lodhje çdo dite te shkollës, kupton sa shumë dashuri mban zemra e mësuesit tënd!

I jam mirënjohëse jo vetëm për të fshehtat e aktrimit që u mësoi brezave, por edhe për NJERIUN që është.

Në këtë botë ku rrethohesh nga gjithçka, ku te humb besimi tek njeriu, është vështirë te qëndrosh fisnik . E Profesor BIRÇE HASKO, është mësuesi model i njeriut.

Faleminderit profesor”. /Telegrafi/

Aurela Gaçe (Foto: Instagram)