LAJMI I FUNDIT:

Ngasja e parë nëpër Mars, sonda e NASA-s me sukses u “shëtit” në Planetin e Kuq – për 33 minuta i përshkoi 6.5 metra

Ngasja e parë nëpër Mars, sonda e NASA-s me sukses u “shëtit” në Planetin e Kuq – për 33 minuta i përshkoi 6.5 metra

Sonda e agjencisë amerikane hapësinore NASA – Perseverance që sot ka nis udhëtimin e saj të parë nëpër Mars, ka arritur të përshkoj 6.5 metra për 33 minuta.

Ky udhëtim i shkurtër është një test pasi po kryhen kontrolle të sistemit të sondës. E qëllimi i NASA-s është që Perseverance të përshkoj rreth 200 metra apo edhe më shumë, kur të fillojë zyrtarisht hulumtimi zyrtar, transmeton Telegrafi.

Sonda ka lëvizur për katër metra është kthyer në të majtë dhe më pas është kthyer pas për 2.5 metra.


“Sonda me gjashtë rrota i është përgjigjur për mrekulli komandave të dhëna. Jemi të bindur se sistemi komandues është i gatshëm që do të na dërgojë aty ku na kërkon shkenca”, ka thënë inxhinieri i NASA-s, Anais Zarifian.

Sonda peshon rreth njëmijë kilogramë dhe ka një madhësi të një veture të vogël. Në Mars ka mbërritur më 18 shkurt pas një udhëtimi të gjatë prej 480 milionë kilometrave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori