LAJMI I FUNDIT:

Iu rikthehet koncerteve në stadium, Rita Ora duket mbresëlëse teksa performon në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Iu rikthehet koncerteve në stadium, Rita Ora duket mbresëlëse teksa performon në paradën e komunitetit LGBTI në Australi

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ishte performuesja kryesore në “Sydney Mardi Gras” e cila njihet si parada e komunitetit LGBTI, të shtunën në mbrëmje.

Interpretuesja e hitit “Body On Me” mori vëmendjen kur u shpat e veshur me një kostum seksi ndërsa argëtonte turmën në ‘Sydney Cricket Ground’.

Sportive dhe me një pale çizme të larta deri në kofshë, 30-vjeçarja dukej në elementin e saj ndërsa interpretonte disa nga hitet e saj ndër vite.


Rita kishte veshur një pale doreza blu, krahas kostumit të saj, ndërsa dukej mjaft joshëse me këtë paraqitje.

Flokët e saj bjondë përshtateshin me fytyrën, teksa ishin lënë të lirshme mbi shpatullat e saj, dhe makijazhi i saj ishte jashtëzakonisht joshës, i përbërë nga një rimel me shkëlqim dhe qerpikë artifcialë.

Rita tregoi lëvizjet e saj mbresëlënëse të kërcimit ndërsa këndonte rreth skenës dhe në majë të një automjeti me balerinët e saj në qendër të stadiumit.

Më herët gjatë natës, Rita nuk mund ta përmbante eksitimin e saj ndërsa mbërriti në Stadiumin ‘Sydney Cricket Ground’ përpara performancës së saj shumë të pritur.

“Ne ia dolëm”, bërtiti ajo në një video, të cilën e nday me ndjekësit e saj në InsatStory.

Ishte muajin e kaluar, kur Rita u konfirmua si një nga emrat kryesorë që do të performonte në paradën e komunitetit LGBTI në Australi, krahas emrave të njohur si: G Flip, Montaigne dhe Electric Fields.

Rita ishte e emocionuar gjatë performances së saj, duke i thënë turmës se ‘po përpiqej të mos qante’.

Kapërceu me emocione ndërsa performanca e saj po përfundonte, ajo tha: “Unë kurrë nuk do ta harroj këtë”.

Ylli me prejardhje shqiptare ka qenë duke e shfrytëzuar kohën më të mirë në Sydney javëve të fundit, që kur doli nga karantina e detyrueshme hoteliere 14-ditore australiane muajin e kaluar.

Rita do të shfaqet në sezonin e vitit 2021 të “The Voice Australia”, pasi është përzgjedhur të jetë anëtare e juries krahas emrave tjerë të njohur si: Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Magazina
Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Magazina
Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Marre”

Magazina
Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, pozojnë në një fotosesion mahnitës për Primark

Rita Ora dhe nëna e saj, Vera, pozojnë në një fotosesion mahnitës për Primark

Magazina
Fero takohet me Ramush Haradinajn, pritet në zyrat e AAK-së

Fero takohet me Ramush Haradinajn, pritet në zyrat e AAK-së

Magazina
Kalo në kategori