LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputeti i LDK-së, Manaj: Sovrani na e ka treguar vendin më 14 shkurt

Ish-deputeti i LDK-së, Manaj: Sovrani na e ka treguar vendin më 14 shkurt

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka thënë se ka marrë 6 mijë e 473 vota por që janë të pamjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit.

Manaj ka thënë se ai është kandidati i 18 më i votuar në kuadër të kandidatëve të listës së LDK-së për deputetë, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se lidershipi i ri i LDK-së, duhet të marrë mbi supe procesin e ngritjes së partisë.


“Lidershipi i ri duhet te marr mbi supe procesin e ngritjes se LDK-së. Ky proces nuk do të jetë i lehtë, por unë mendoj që kemi shtigje dhe nëse duam, mund t’ia dalim. Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt. Ai është elektorati ynë që pret nga”, ka shkruar ai në Facebook.

Për më shumë, postimi i plotë i Shkëmb Manaj:

“Të nderuar veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së në Istog dhe gjithandej Kosovës,
Miq të nderuar!

Tashmë kur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve, rezulton se jam kandidati i 18-të me i votuar në kuadër të 110 kandidatëve të listës së LDK-së, me gjithsejtë 6473 vota, por të pamjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit!

Nga zemra ju FALËNDEROJ gjithsecilit prej Jush që keni qenë pjesë e ekipit tim dhe duke me votuar besuat në mua dhe e vlerësuat punën dhe angazhimin tim në Kuvend të Republikës. Përherë ju jam mirënjohës deri në përulësi!

Të dashur anëtarë të Lidhjes tonë,

Vetëm demokracia e brendshme e rikthen LDK-në në forcë me peshë politike në vend.

14 shkurti është mesazh për 14 marsin.

Lidhja e re duhet të jetë motoja jonë.

Lidhja e besimit me qytetarin e vendit tonë.

Lidhja e besimit me mërgatën tonë.

Lidershipi i ri duhet te marr mbi supe procesin e ngritjes se LDK-së.

Ky proces nuk do të jetë i lehtë, por unë mendoj që kemi shtigje dhe nëse duam, mund t’ia dalim.

Sovrani na e ka treguar vendin me 14 shkurt. Ai është elektorati ynë që pret nga Ne ta marrim parasysh mesazhin e tyre.

Mesazhi është i qartë: ata duan ndryshim në të gjitha nivelet e organizimit tonë politik.

Prandaj, secili nga ne, 355 anëtaret e Kuvendit e kemi për borgj që përmes votes me 14 mars, ta forcojmë LDK-në duke marr parasysh forcat tona dhe kapacitetet me të mira që i kemi. LDK-së i duhet një kryetar i ri dhe një ekip i qëndrueshëm, identitar, përfaqësues dhe me integritet, që vazhdon tutje projektin për shtetin e Kosovës, duke iu përshtatur rrethanave të reja.

LDK me peshë politike i duhet shtetit të Kosovës.

LDK me peshë politike i duhet demokracisë së vendit tonë.

Ndryshe, do të mbetet vetëm pjesë e historisë.

Unë mendoj që, lidershipi i ri i LDK-së në prononcimin e parë duhet ti falënderohet votuesve tonë që me votën e tyre e ruajtën bërthamën e LDK-së në këto zgjedhje dhe paralelisht me këtë duhet t’i kërkojnë FALJE pjesës tjetër të elektoratit tonë, që unë besoj jashtë vullnetit të tyre, kësaj radhe nuk e votuan LDK-në, duke kërkuar ndryshimin.

Ata kanë të drejtë në kërkesën e tyre legjitime për ndryshime sepse secili prej tyre ka kontribuar dhe i kanë qëndruar besnik LDK-së.

Në fund, uroj që fituesit e zgjedhjeve ti themelojnë shpejtë institucionet dhe t’i ofrojnë qeverisje të mirë vendit dhe qytetarëve tonë. Mendoj që LDK duhet të jetë opozitë konstruktive dhe aty ku i kërkohet të jetë pjesë e proceseve të interesit nacional.

Zoti ju bekoftë!

Zoti e bekoftë Republikën tonë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori