Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor për gjendjen me coronavirusin në vend, për periudhën prej 22 deri 28 shkurt të vitit 2021. Sipas raportit, në këtë periudhë janë testuar gjithsej 20.161 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 27,2%.
Pozitivë në këtë javë kanë rezultuar 3.628 raste, nga 32 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 56,4%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.675; 46,2%), si dhe incidencë javore–271,2/100.000. Incidencë më e lartë javore është regjistruar në Negotinë dhe Kavadar – 641,4/100.000 banorë.
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=911, 25,1%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=666; 18,4%), 40-49 (n=660; 18,2%), 50-59 (n=612; 16,9%) dhe 20-29 (n=530; 14,6%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=61; 1,7%) dhe 10-19 vjet (n=188; 5,2%).
Sipas gjinisë janë regjistruar 1.762 (48,5%) femra dhe 1.866 (51,5%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.766 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është njësoj si javën e kaluar.
Janë raportuar 69 raste të vdekjes nga 20 qytete, për një më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 60 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 5 në moshë nga 50-59 vjet, 3 në moshë nga 40-49 vjet dhe 1 person në moshë 30-39 vjet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri