Çdo tentim për të manipuluar sistemin online të regjistrimit në Maqedoni, do të dënohet me 3 vjet burg
Enti Shtetëror i Statistikave mohon se nga IP adresa të rrejshme të jetë sulmuar aplikacioni online për regjistrimin e Diasporës. Nga Enti thonë se askush nuk do të mund ta manipulojë këtë sistem, ndërsa të gjithë ata që do të tentojnë një gjë të tillë rrezikojnë deri në tre vite burg.
“Në aplikacion qasje mund të ketë vetëm me adresë IP prej jashtë vendit. Çdo shkelje e procesit të mbledhjes së të dhënave është e dënueshme me Ligjin për Regjistrim. Në pajtim me nenin 49 të Ligjit për Regjistrim të popullsisë Ai që do të shkatërroj, fsheh, dëmtojë, përmirësojë ose në mënyrë tjetër do të bëjë që të dhënat e vendosura në aplikacionin për regjistrim të jenë të papërdorshme, do të dënohet me dënim prej së paku tre vitesh”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Kanë reaguar nga OBRM-PDUKM. Deputeti Antonio Milloshovski kërkon nga drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski të mbajë përgjegjësi për ndërhyrjet në aplikacionin e regjistrimit.
“Porosia jonë deri tek drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave është që të mos kërcënohet me dënime me burgim për qytetarët, por vetë të mendojë se sipas Ligjit për Regjistrim, neni 4, drejtori është personalisht përgjegjës, dhe mban përgjegjësi penale për mosfunksionimin e sistemit, ose për depërtimin në sistem- deklaroi Antonio Milloshovski, OBRM-PDUKM.
Ndërsa koalicioni ASH-AAA, fton qytetarët në diasporë që të regjistrohen në mënyrë masive.
“Ftojmë rrjetin diplomatik që tërësisht me kapacitetin e tij, ti vihet në shërbim procesit të regjistrimit në përgjithësi, me qëllim realizimin e suksesshëm të regjistrimit. Rrjeti diplomatik të demonstrojë përgjegjësi dhe përkushtim drejtë diasporës. Rrjeti diplomatik të tregojë kujdes për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit- tha Halil Snopçe, ASH.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave njoftuan se deri në mëngjesin e së martës, në aplikacionin online janë regjistruar rreth 11.500 persona./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?