LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”, arrestohet zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë

Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”, arrestohet zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka vazhduar me aksionin “Subvencioni 2021”, ku kësaj radhe ka arrestuar zyrtarin e Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë me inicialet A.B.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë, Mehdi Mulaj.


Mulaj ka thënë se zyrtari i kësaj drejtorie është marrë dje nga policia.

“Po është marrë dje. Na është thënë që i duhet ta shoqërojnë në stacion policor në Prishtinë dhe nuk na kanë treguar diçka më shumë”, ka thënë Mulaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Më datë 01.03.2021 në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me dyshimet për keqpërdorime të subvencioneve”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se i njëjti është dërguar në ndalim për 48 orë.

“Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, tha Kelani.

Aksioni policor “Subvencioni 2021”, ka nisur javën e kaluar në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë, për të vazhduar në disa lokacione tjera të vendit.

Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, laptopë e kompjuterë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori