LAJMI I FUNDIT:

Arrestimet për subvencione, Mustafa: Qe një vit kemi punuar të zbulohen

Arrestimet për subvencione, Mustafa: Qe një vit kemi punuar të zbulohen

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka folur rreth arrestimeve të fundit në ministrinë që ai e udhëheq për shkak të subvencioneve.

Ai ka thënë në Kanal10 se ka bashkëpunuar me organet e ligjit për t’i zbuluar rastet korruptive me subvencione.

“Tash një vit kam punuar me ekipin tim që të zbulohen këto raste. Do të ishte e paimagjinueshme që në çfarëdo forme t’i fsheh këto me arsyetimin se po bëhemi horë. Mbaj përgjegjësi për punën që kam bërë dhe për suksesin që kam arritur. Puna jonë ka rezultuar me vënien në pah problemet që kanë ekzistuar që 10 vjet”, ka thënë Mustafa.


Ai ka thënë se ka raste kur fermerët janë ankuar për mosdhënien e subvencioneve.

“Shihet se në një hallkë të këtij zinxhiri, diku duket të ketë pasur probleme, prandaj edhe është involvuar hetuesia”, tha Mustafa.

Ndryshe, 11 persona të arrestuar për rastin e njohur si “Subvencioni 2021” kanë dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas aksioneve të Policisë së Kosovës më 24 shkurt në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan ku janë bastisur disa lokacione dhe janë sekuestruar 400 mijë euro.

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar masën e paraburgimit për L.S dhe 10 personat e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti.

Prokuroria pretendon se të dyshuarit L.S, S. Sh, S. S, B.N, H .M, K. Z, A.U, D. A, P.K, Sh.K dhe K.B- S, duke vepruar në kundërshtim me detyrën zyrtare kanë kërkuar apo kanë pranuar ryshfet nga persona të ndryshëm, kryesisht nga fermerët, në mënyrë që të njëjtit t’i fusin në listat e përfituesve të subvencioneve, ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori