LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët që na bëjnë krenarë, Lumi dhe Melika që e duan lëndën e matematikës

Fëmijët që na bëjnë krenarë, Lumi dhe Melika që e duan lëndën e matematikës

Është vetëm 6 vjeç, po dëshirat e tij nuk janë të luaj me lodra si bashkëmoshatarët e tij.

Ka qenë vetëm 4 vjeç kur ka filluar ta mësojë leximin nga librat e vëllait të tij. Pastaj, lënda e tij e preferuar ishte matematika.


Ai dinë të numëroj deri në 1 milion, kurse shumëzimi dhe zbritja nuk janë problem për të, edhe nëse është fjala për numra disa shifrorë.

E përveç detyrave që merr nga mësuesit, me Lumin punohet dhe me plan individual. Lumi është fëmijë që hyn në kategorinë e fëmijëve gjeni me një IQ 145.

“Emrin e kam Lum Rrahmani, i ndjeki mësimet në klasën e parë. Lënda që më pëlqen më shumë është matematika dhe kam mësu me lexu në moshën 4 vjeç nga librat e vëllait’’.

Lumi ka fituar bursa të shumta, si dhe është ambasador i LabBoxit.

Lumi së fundi është shpallur edhe kampion në garën e matematikës. Brainobrain Internacional ka organizuar garën, e cila është mbajtur virtualisht në Dubai, ku Lumi është shpërblyer me mirënjohje si fitues i garës, në mesin e 52 pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.

E se si shkoi gara dhe se si është Lumi në shkollë, na tregon mësuesja e tij, Adella Rodiqi.

“Ky çmim është vendi i parë në garat ndërkombëtare në Braionobraion. Lumi ka garuar në nivelin e dytë të moshatarëve të tij dhe ka arrit me fitu çmimin e parë. Lumi është nxënës i qetë, që dëgjon, me detyra është shumë i përkushtuar”.

Lumi është i veçantë, po Kosova ka edhe të tjerë që kanë triumfuar në këtë garë. Njëra prej tyre është edhe 9 vjeçarja, Melika Shabani. Në kategorinë që ka marrë pjesë, ajo u shpërblye me vendin e parë.


Për 4 minuta sa ka qenë afati, Melika ka zgjidhur plot 30 detyra.

Matematika i ka pëlqyer si e vogël dhe është lënda e saj e preferuar. Çdo ditë pas mësimit ushtron me shumë kënaqësi detyrat e kësaj lënde.

Pjesëtimi, shumëzimi janë loja e saj më e dashur. Nuk e ka problem edhe numrave disa shifror t’u gjejë zgjidhje.

“Prej moshës 5 vjeç, matematika më pëlqen se është lënda ime e preferuar. Në shkollë mësuesja më ka dhënë detyra me i zgjidhë dhe unë kam arrit për një kohë të shkurtë me zgjidhë shumë detyra, dhe mësuesja më ka thonë ja kjo është logjika e matematikës”.

Ndërsa, mësuesja Rrezana Nimani tha “Melika është në Brainobraion që nga mosha 5 vjeçe, është një nxënëse shumë e mirë, shumë punëtore. Gara ka qenë garë online, për shkak të pandemisë, mirëpo jemi nda shumë të kënaqur për çmimet dhe fitoret e nxënësve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori