LAJMI I FUNDIT:

Sot do të festonte ditëlindjen e 42-të, Dr.Flori përkujtohet me mall nga anëtarët e “West Side Family” dhe Aurela Gaçe

Sot do të festonte ditëlindjen e 42-të, Dr.Flori përkujtohet me mall nga anëtarët e “West Side Family” dhe Aurela Gaçe
Foto: Instagram

Ai sot do të festonte ditëlindjen e 42-të.

Fjala është për artistin tashmë të ndjerë, Dr. Flori, i cili vdiq në nëntor të vitit 2014 nga mbidoza.

Me rastin e përvjetorit të lindjes, ai u kujtua me plot mall nga miqtë e bashkëpunëtorët e tij, përfshirë këtu Landi Fornian dhe Armir Shahinin, me të cilët ishte pjesë e grupit “West Side Family”.


View this post on Instagram

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)


Në këtë ditë të veçantë për të ndjerin nuk mungoi një dedikim as nga këngëtarja Aurela Gaçe, që ruante raporte shumë të mira me të.

“Jo 15 vjet plako! JO! Je akoma baba në këtë skenë dhe mungon, jo vetëm ti, por edhe vetë skena”, ka qenë përshkrimi i bërë nga Landi krahas një video të Dr. Florit duke interpretuar.

Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe Gaçe teksa shtoi, “Sot është ditëlindja jote Flor, baba në skenë”.

Armiri në anën tjetër ndau disa imazhe në InstaStory, përmes të cilave tregoi se po ‘i mungon’.

Foto: Instagram

Dr.Flori ndërroi jetë në moshën 35 vjeçare dhe ka lënë pas vetes bashkëshorten, një vajzë dhe një djalë. /Telegrafi/

Foto: Instagram