LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti për protestat e rastit “Monstra”: Nuk duhet të keqpërdoren hallexhinjtë

Ali Ahmeti për protestat e rastit “Monstra”: Nuk duhet të  keqpërdoren hallexhinjtë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në pyetje të gazetarëve se si i komenton protestat për rastin “Monstra” tha se “nuk duhet të keqpërdoren hallexhinjtë, të mos keqpërdoren njerëzit në stacione”.

“Ne kemi pasur lidhje dhe komunikim me të gjithë këta njerëz që kanë halle dhe kanë probleme dhe jemi përpjekur t’i vëmë në kontakt me të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ne po ashtu kemi kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për të qenë procesi më transparent”, tha Ahmeti.


Ahmeti tha se ky rast ka qenë edhe në marrëveshjen politike si rast për shqyrtim dhe se ka instanca të tjera për ankesa.

“Jo t’i keqpërdorim ndjenjat e tyre për shkak se janë procese tepër të komplikuara”, tha Ahmeti.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti po ashtu tha se “pas kësaj mbledhje BDI do të jetë e mirë dhe më e organizuar dhe se janë biseduar të gjitha çështjet”.

Ahmeti tha se partia e tij në mbledhje i ka diskutuar të gjitha çështjet dhe se partia e tij mban përgjegjësi për vite me radhë në shtet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Janë shpjeguar ato dallime dhe se asgjë nuk mbeti pa u sqaruar deri në atomin e fundit”, tha Ahmeti duke thënë se nuk ka pasur pika të mospajtimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori