Është zor e imagjinueshme të mos i ketë kujtuar vuajtjet e Adem Demaçit sa ishte në burg, kur e nderoi veprimtarin në ditën e pavarësisë.
Por, më 17 shkurt, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani nuk u mor fare me të burgosurit aktual në vend.
Pavarësisht të drejtës që ia garanton kushtetuta, ajo as për 17 shkurt, as për Vitin e Ri dhe as për ditë tjetër që nga 5 nëntori kur e mori detyrën, nuk ka falur ndonjë të dënuar. Në zyrën e saj, paralajmërojnë vendime në të ardhmen.
“U.d. Presidentja Vjosa Osmani nuk ka marrë vendim për falje të të burgosurve. Do të mblidhet Komisioni përkatës në të ardhmen e afërt për shqyrtim të kërkesave për falje”, thuhet në përgjigjen e këshilltarit për media të U.D Presidentes, Bekim Kupina.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, që nga 1 janari i vitit 2021 vetëm 9 persona kanë paraqitur kërkesë për falje pranë Zyrës së Presidencës.
Por nga ky institucion bëhet e ditur se në sirtarë të presidencës janë të trashëguara edhe kërkesa që u shkuan sa në krye të shtetit ishte Hashim Thaçi, plot 384 kërkesa pa përgjigje vetëm nga viti 2020.
Këtë praktikë, drejtuesi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e sheh si demotivim për të mbyllurit brenda qelive. Behxhet Shala madje thotë se përnjëherë tani do të mund të liroheshin 200 deri në 300 të burgosur për shkak të sjelljeve të mira.
Praktikë të mos-faljes pati ndjekur edhe Atifete Jahjaga e cila prej 2014-ës deri në përfundim të mandatit nuk e fali askënd., derisa listës për të falur, i prinë Jakup Krasniqi i cili më 2011-ën pati falur 103 të burgosur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'