LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria harmonizojnë kalendarin e datave historike, tash e tutje diaspora shqiptare do të festojnë ngjarjet bashkë

Kosova e Shqipëria harmonizojnë kalendarin e datave historike, tash e tutje diaspora shqiptare do të festojnë ngjarjet bashkë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përmes një deklarate të përbashkët kanë njoftuar se kanë harmonizuar kalendarin e aktiviteteve të përbashkëta për diplomacinë publike.

Sipas komunikatës, disa nga ngjarjet historike në diasporë do të shënohen si të përbashkëta kudo në bashkëpunim me diplomatët nëpër botë.


Komunikata e përbashkët:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë

KOSOVA DHE SHQIPËRIA HARMONIZOJNË KALENDARIN E AKTIVITETEVE TË PËRBASHKËTA NË DIPLOMACINË PUBLIKE

Grupi i Përbashkët Punues i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në takimin e parë të mbajtur të premten në Prishtinë, është dakorduar për harmonizimin e kalendarit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë publike.

Kryesuar nga znj. Mira Hoxha, Drejtore e Drejtorisë së Diplomacisë Publike dhe Diasporës në MEPJ të Shqipërisë dhe z.Valdet Sadiku, Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie Rajonale në MPJD të Kosovës, Grupi i Përbashkët Punues është dakorduar që disa nga ngjarjet historike si:  17 janari – Përkujtimi i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu; 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës; 10 qershori – Shënimi i Lidhjes së Prizrenit; 28 nëntori – Dita e Flamurit, dhe të tjera ngjarje me rëndësi, të jenë të përbashkëta kudo në diasporë dhe të organizohen në bashkëpunim nga titullarët e përfaqësive diplomatike në shtetet pritëse.

Grupi i Përbashkët Punues është pajtuar po ashtu që nga ky vit, Edicioni i mirënjohur tashmë “Colours of Albania”, të bashkë-organizohet nga të dy ministritë e jashtme, tani e tuje me emërtimin “Colours of Albanians”, në mënyrë që të promovojë jo vetëm turizmin dhe kulturën në të dy vendet, por në të gjitha trojet shqiptare, dhe në veçanti të rrisë interesin shumëdimensional tek të huajt mbi Kosovën dhe Shqipërinë.  

Po ashtu është rënë dakord që të ketë të paktën njëherë në vit një aktivitet artistik me artistë nga Shqipëria dhe Kosova; që përfaqësitë diplomatike të thellojnë angazhimin në fushatën e shpërndarjes së librave për shkollat shqipe, të ketë fushatë të përbashkët për krijimin/pasurimin e bibliotekave të unifikuara në shkollat e mësimit të gjuhës shqipe, etj.       

Përveç “Colors of Albanians” dhe harmonizimit të kalendarit për aktivitete të tjera të përbashkëta, Grupi Punues është dakorduar që brenda marsit të shkëmbejë legjislacionin përkatës në fuqi, në mënyrë që të krijohen mundësitë edhe për hapjen e qendrave kulturore të përbashkëta në diasporë.

Grupi i Përbashkët Punues vendosi që takimi i radhës të mbahet së shpejti në Tiranë, duke vlerësuar se Marrëveshja e dy ministrive “Mbi bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme” – zbatimi i “Protokollit Zbatues për bashkëpunim në fushën e diplomacisë kulturore”, do të zvogëlojë koston e shpenzimeve, që janë bërë deri më tani për aktivitete të ngjashme nga të dy palët, do të mbrojë edhe më mirë interesat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe do t’i bashkojë edhe më shumë shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori