Përmes dezinformatave mediat serbe dhe ato ruse po tentojnë të krijojnë dhe forcojnë narrativat për lëkundjen e themelit të legalitetit të shtetësisë së Kosovës dhe që e mohojnë të drejtën e saj për ta ushtruar sovranitetin si shtet i pavarur.
Po ashtu, qëllim është edhe diskreditimi i institucioneve dhe udhëheqësin e saj, posaçërisht udhëheqësit që vinin nga radhët e UÇK-së dhe ish-kryeministrin Kurti.
Kështu thotë raporti i bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave Kosovare për fushatën dezinformuese të mediave ruse dhe serbe kundër Kosovës për vitin 2020.
Nga monitorimi i të dhënave nga mediat e përzgjedhura serbe, nga 1 janari e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, tregojnë se janë publikuar 4800 lajme që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kishin të bëjnë me Kosovën, kurse 1 mijë e 878 lajme për vendin tonë janë publikuar në mediat ruse.
Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci tha se ky monitorim tregon se niveli më i lartë i dezinformatave të mediave serbe karshi Kosovës kanë qenë gjatë muajit janar dhe shkurt, kohë kur po ndodhte krijimi i Qeverisë Kurti, si dhe gushti, në kohën kur flitej për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.
Nivel të lartë të dezinformatave karshi Kosovës kanë publikuar edhe mediat ruse.
“Ky monitorim tregon që vetëm nga mediat serbe gjatë viti 2020 janë prodhuar 4 mijë e 800 lajme, të cilat kanë të bëjnë me Kosovën në një formë apo në një formë tjetër. Është interesante se nëse i shikojmë në përqindje, përqindja më e lartë e dezinformatave për Kosovën kanë qenë në janar dhe shkurt të vitit të kaluar sepse ka qenë faza para krijimit të Qeverisë Kurti dhe pas krijimit të saj, pra janar-shkurt. Dhe më pastaj niveli më i lartë i dezinformatave që e ka arritur vlerën 7.8 përqind ka qenë në muajin gusht i cili i ka paraprirë takimit të Uashingtonit të 4 shtatorit. Sa i përket mediave ruse është interesante që niveli i dezinfomrtave tek mediat ruse në raport me Kosovën është më i lartë sesa atyre serbe. Tek mediat ruse, ato të cilat i kemi monitoruar, kanë prodhuar 1 mijë e 878 lajme për Kosovën. Pra, diku 2.3 përqind apo 2 herë më pak se në Serbi, mirëpo niveli i dezinformatave në përqindje është koxha më i lartë sepse përqindjet shkojnë prej 12.4 përqind e më e ulëta 5 përqind, ndërsa në Serbi bie nën vlera më të ulëta”, theksoi Peci për KP.
Sipas Pecit, mediet serbe përmes dezinformimit po tentojnë të forcojnë narrative për lëkundjen e themeleve të shtetësisë së Kosovës. Po ashtu, ato synojnë edhe ndryshimin e tregimit të luftës së Kosovës duke i mohuar krimet e luftës dhe Serbinë duke e paraqitur si viktimë të vetme.
“Fokusi i tyre (dezinformatave) kryesisht ka të bëjë me krijimin dhe forcimin e narrativave për lëkundjen e themelit të legalitetit shtetësisë së Kosovës, ato e mohojnë të drejtën e Kosovës për të ushtruar sovranitetin si shtet i pavarur, pastaj kanë për qëllim që të diskreditojnë institucionet dhe udhëheqësin shtetërore të Kosovës dhe këto posaçërisht me udhëheqësit të cilët kanë ardhur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe po ashtu edhe ish-kryeministrin, Albin Kurti. Po ashtu, prodhojnë edhe artikuj në të cilat e quajnë Kosovën si një shtet të mafisë, vatër të krimit të organizuar, trafikimit, radikalizimit dhe si një shtet i cili i shtyp komunitetet pakicë dhe atë deri në shfarosjen e tyre. Një dimension interesant i mediave serbe është që ato janë duke tentuar që ta ndërrojnë narrativin për luftën në Kosovë duke i mohuar krimet e luftës të cilat i ka bërë Serbia në vendin tonë. Duke i paraqitur serbët si viktima të vetme dhe NATO si një agresor që ka kryer krime të luftës dhe në anën tjetër luftën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi tentojnë që ta paraqesin si një luftë fetare dhe UÇK-në si një formacion islamist”, tha ai.
Edhe mediat me origjinë ruse të cilat janë monitoruar kishin lajme që dezinformonin për Kosovën. Mediat ruse bëjnë krahasimin në mes të pavarësisë së Kosovës dhe rastit të Krimesë.
“Mediat ruse përafërsisht e kanë të njëjtin diskurs edhe i përdorin të njëjtat narrativa për Kosovën me një dallim të vogël që ata e potencojnë shumë krahasimin të cilin ata mundohet ta bëjnë në mes të pavarësisë së Kosovës edhe rastit të Krimes dhe ky është dallimi fondamental në mes mediave serbe dhe ruse, sa i përket narrativeve, të gjitha narrativet e tjera janë të njëjta. Por një fakt që duhet ta cekim, shembull ‘Sputnik Serbia’ media ruse që prodhon lajme në gjuhën serbe, prodhon më së shumti lajme për Kosovën pas ‘B92’ dhe kjo tregon se sa Rusia realisht është e koncentruar në luftën e saj propagandistike ndaj vendit tonë”, theksoi Peci.
Mediat e përzgjedhura serbe që janë monitoruar gjatë vitit të kaluar nga KIPRED kanë qenë “Tanjugu”, “Informeri”, “Novosti”, “Kuriri”, “B92”, “Politika” dhe “Naša Borba”, ndërsa mediat e përzgjedhura përkatëse me origjinë ruse ishin “Russia Today”, “Sputnik International”, “Sputnik Serbia”, “Meduza”, “Russia Insider”, “TASS”, “The Moscoë Times”, “Neësfront”, “Unz”, “The Duran”, dhe “Pravda Report”, si dhe Ministria e Jashtme Ruse dhe Kremlini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje