LAJMI I FUNDIT:

Raporti javor: Rritje e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni

Raporti javor: Rritje e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor për periudhën prej 15 deri 21 shkurt të vitit 2021, në lidhje me coronavirusin.

Sipas raportit, në këtë periudhë janë testuar gjithsej 15.849 materiale në laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 2,8%.

“Pozitive janë 2.320 raste, nga 33 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 3,9%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.007; 43,4%), si dhe incidencë javore–163,0/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Kavadar- 409,0/100.000 banorë”.


“Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=575, 24,8%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=445; 19,2%), 40-49 (n=442; 19,1%), 50-59 (n=413; 17,8%) dhe 20-29 (n=300; 12,9%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=38; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=107; 4,6%)”, thuhet në raport.

Sipas gjinisë janë regjistruar 1.168 (50,3%) femra dhe 1.152 (49,7%) meshkuj. Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.760 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është 30,1% më pak se javën e kaluar.

Janë raportuar 70 raste të vdekjes nga 13 qytete, për 62,8% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 65 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 5 në moshë nga 50-59 vjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori