Gjatë kësaj jave në Kosovë ka pasur një rritje të shifrave të qytetarëve të infektuar me coronavirus, vetëm ditën e djeshme janë raportuar 461 raste të reja. Shkaktar i shtimit të infeksionit në vendin tonë po konsiderohet fushata elektorale dhe mosrespektimi i masave anit-COVID. Madje infektologu, Hamdi Ramadani ka paralajmëruar edhe një valë të tretë të COVID-19 në vendin tonë.
Sipas ish-drejtorit të Klinikës Infektive edhe prezenca e variantit të ri britanik i cili u konfirmua në fillim të muajit janar e shton rrezikun për shpërndarje më të madhe të pandemisë në Kosovë.
“Me paraqitjen e rasteve ditëve të fundit në aspektin tjetër fushata që ndodhi ditët e kaluara deri më datën 12 apo 13 e ka bërë që gjendja e situatës epidemiologjike dhe pandemike në vendin tonë do jetë jo e mirë. Ose më mirë me thënë e përkeqësuar. Të gjitha këto masa po e shihni se edhe ditët në vijim por edhe tash e tutje nuk janë duke u respektuar nuk janë duke u zbatuar dhe kjo e bënë të mundur që ky virus, marr parasysh edhe një variant të ri të COVID-19 në Kosovë, ka filluar dhe e dini që është identifikuar një variant i ri i COVID-19, dhe që mund të kemi edhe një variant tjetër e bënë të mundur që ky virus të shpërndahet edhe më shumë edhe në shpejtësi më të madhe dhe të bëhet shpërndarja më e madhe. Dhe kjo po ndodh. Ju e dini që në vendin tonë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe imunizimi kundër sëmundjes COVID-19 me vaksinën specifike edhe kjo e bënë të mundur që situata ende të jetë e keqe e rëndë dhe mund të jetë e mundshme edhe fillimi i një vale të tretë të sëmundjes COVID-19”, theksoi Ramadani.
Infekologu Ramadani thekson se është e nevojshme që Kosova të ketë masa më rigoroze të cilat duhet të zbatohen.
“Është e nevojshme që masat rigoroze anti-COVID-19 sikurse në të gjithë botën që po bëhen me rigorozitet të madh të vazhdojnë dhe të implementohen dhe të jenë të zbatueshme edhe në vendin tonë. Në të kundërtën nëse masat anti-COVID, ato që ne i kemi potencuar maskat obligative, distanca dhe kufizimi i njerëzve e bëjnë të mundur që pandemia të vazhdojë me përhapjen e saj edhe deri tek ndërlikimet dhe pasojat me vdekshmëri. Është i nevojshëm që të bëhet kufizimi dhe masa më rigoroze dhe më shtrënguese në kuptimin e masave që duhet të zbatohen në një kohë pandemie. Nuk duhet të ndalemi në relaksim të këtyre masave sepse kjo është gabim”, theksoi Ramadani për kp.
Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani thotë se arma më e mirë për të luftuar voronavirusin është vaksina, por që Kosova është vonuar shumë në sigurimin e saj.
Ai akuzon institucionet përgjegjëse për mos punë në këtë drejtim.
“Është dashur shumë më herët që të mendohet në këtë drejtim dhe normalisht unë mendoj se është dashur që deri më sot vendi ynë të ketë edhe vaksinë dhe të fillojë vaksinimi dhe imunizimi sikurse në vendet e tjera. Nuk ka asnjë dilemë që ne jemi vonuar në kuptimin e dhënies ose sigurimit të kësaj vaksine nga cilado kompani, por që vaksina ka qenë dashur të jetë deri më sot në vendin tonë. Autoritet zyrtare nuk e kanë bërë punën në këtë drejtim ashtu siç është dashur nuk e di ku është defekti me siguri vonesa kemi nuk ka asnjë dilemë”, tha ai.
Kujtojmë që Kosova po vazhdon t’i pres 100.800 dozat e vaksinave të AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë