LAJMI I FUNDIT:

Kryen vjedhje në vitin 2018, gjykata i dënon dy të akuzuarit me nga një vit burgim dhe 500 euro gjobë

Kryen vjedhje në vitin 2018, gjykata i dënon dy të akuzuarit me nga një vit burgim dhe 500 euro gjobë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve E.Sh., dhe A.K.,

“E.Sh dhe A.K më datë 8 korrik 2018, në kohë të pacaktuar, në Prizren të akuzuarit në bashkëveprim në mes vete, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, me forcë e hapin derën e një lokali, dhe përsëri në një lokal tjetër depërtojnë me forcë në hapësirat e brendshme nga ku marrin para dhe largohen në drejtim të panjohur me çka të dëmtuarve i ‘u shkaktojnë dëme materiale të konsiderueshme, duke kryer kështu veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 327 par. 1 lidhur me nenin 31 (bashkëkryerje) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin për media.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarve E.Sh., dhe A.K., i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej pesëqind (500) euro, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, (i cili dënim do të ekzekutohet në afatin ligjor prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi).


“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Të akuzuarit E.Sh., dhe A.K., në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohen. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori