LAJMI I FUNDIT:

Rrahja e djalit të Nenad Rashiqit, shtatë të dyshuarit sot dalin para gjykatës

Rrahja e djalit të Nenad Rashiqit, shtatë të dyshuarit sot dalin para gjykatës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar paraburgim ndaj tetë personave që janë përfshirë në rrahjen e djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.

Nga tetë të dyshuarit, shtatë prej tyre sot do të dalin para gjykatës, ndërsa tjetri person i dyshuar për këtë rast është i mitur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.


Rashiq jep detaje të sulmit ndaj djalit të tij, thotë se Prokuroria po merret me rastin
Lexo po ashtu Rashiq jep detaje të sulmit ndaj djalit të tij, thotë se Prokuroria po merret me rastin

Gashi ka thënë se seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe të njëjtit do të dalin para gjykatës në Graçanicë, meqenëse rasti është kryer në atë komunë.

Nenad Rashiq dje në një konferencë për media ka treguar se djali i tij, Nikolla Rashiq është sulmuar nga një grup i të rinjve me shufra të hekurta.

Ai ka thënë se djali i tij ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku i janë thyer tre dhëmbë si dhe ka pasur gjakderdhje të madhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori