Mposhteni stresin: Ushtrimi për të cilin nuk keni ditur do t’ju ndihmojë që t’i luftoni problemet tuaja
Psikologu Ryan Niemiec këtë ushtrim e quan Pauzë ndërgjegjësimi. Përbëhet nga dy hapa, dhe ju duhen vetëm 10 – 15 sekonda!
“Jeto momentin”, “Moment pas momenti”, “Thjesht, merr frymë”, “Qëndro tani dhe këtu”, “Përballu me problemet tuaja” – Kush nuk ka dëgjuar edhe për këto koncepte të vetë ndihmës.
“Përqendrohu dhe bëhu i vetëdijshëm”? Pra, çfarë të bëjmë kur përballemi me një moment stresues, kur duhet ta japim më të mirën nga vetja, të përpiqemi të arrijmë rezultate më të mira, apo vetëm të qetësohemi, të qëndrojmë me të dyja këmbët në tokë, të relaksohemi….Kujtoni cilëndo situatë qoftë – nga tollovitë në komunikacion deri te takimi i rëndësishëm afarist.
Psikologu Ryan Niemiec e quan këtë ushtrim Pauzë ndërgjegjësimi.
Përbëhet nga dy hapa:
1. Ndaluni dhe përqendrohuni në marrjen dhe nxjerrjen e frymës rreth 10 – 15 sekonda.
2. Përfundojeni me pyetjen: Cilat karaktere të mia më të mira tani do t’i shfaq? Pse është efektiv ky ushtrim? Është i shkurtër. Njerëzit i duan ushtrimet e shkurtra të ndërgjegjësimit dhe të gjithë mund t’i ndajnë 10 – 15 sekonda në ditë. Pauza e ndërgjegjësimit ju çon në momentin dhe ju detyron të jepni më të mirën nga vetja… pa marrë parasysh çfarë punoni aktualisht.
Ju përgatit që të jeni versioni më i mirë i vetes, të jeni të gatshëm për momente të vështira, të përballoni stresin dhe t’i tregoni më lirshëm karakteret më të mira. Siç shkruan më tej Niemiec në “Pshchology Today”, ky ushtrim vërtet ka sukses. Është treguar i efektshëm. Ky ushtrim sjell në mendje atë më të mirën te ju. Përqendrohuni në diçka pozitive dhe do ta keni të qartë çfarë është më e rëndësishme në momentin e caktuar. Pauza e këtillë na ndihmon që gjithmonë të kemi në mendje atë që kemi karaktere të mira dhe forcën të cilën mundemi menjëherë ta përdorim! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Këto janë simptomat që i paraprijnë një krize nervore: Çfarë duhet bërë në ato momente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'