LAJMI I FUNDIT:

Më të zgjuar janë fëmijët, baballarët e të cilëve janë përfshirë aktivisht në edukim

Më të zgjuar janë fëmijët, baballarët e të cilëve janë përfshirë aktivisht në edukim

Baballarët të cilët aktivisht marrin pjesë në edukimin e fëmijëve të tyre mund të kenë ndikim pozitiv në inteligjencën e pasardhësve të tyre.

Fëmijët të cilët kalojnë më shumë kohë me baballarët e tyre në të vërtetë do të mund të kenë aftësi më të mira më vonë në jetë.

Shkencëtarët e Universitetit Newcastle kanë bërë një analizë në më shumë se 11.000 meshkuj dhe femra të lindur në vitin 1958 dhe besojnë se pjesëmarrja e baballarëve në edukim mund të ndihmojë në karrierën e fëmijëve.


Te baballarët të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitetin e edukimit si p.sh. në leximin e librave para se të fëmijët të flenë gjumë, lojërat, organizimi i piknikëve dhe përgjithësisht kalimi cilësor i kohës me fëmijët, është treguar që fëmijët kanë pasur IQ-në më të lartë dhe kanë qenë më aktivë se ata fëmijë të cilët kanë pasur më pak kujdes të baballarëve.

Fëmijët te të cilët baballarët kanë qenë të përfshirë aktivisht në edukim në fëmijëri të hershme, pas tridhjetë vjetësh kanë pasur gjasa më të mira për sukses në jetë dhe karrierë.