LAJMI I FUNDIT:

Digjet shtëpia, humb jetën 90-vjeçari në Sarandë

Digjet shtëpia, humb jetën 90-vjeçari në Sarandë
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Krane të Sarandës.

Sipas policisë, ka rënë zjarr në shtëpinë ku jetonte i vetëm TH. Ç., 90-vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.


“Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi TH. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë. /TCH/