LAJMI I FUNDIT:

Furgoni me ashensor, ofron një pamje panoramike dhe një luks të jashtëzakonshëm

Furgoni me ashensor, ofron një pamje panoramike dhe një luks të jashtëzakonshëm

Ndërsa një makinë RV me një çati nuk është shumë e çuditshme, SAIC Maxus Life Home V90 Villa Edition është e para që vjen me një ‘ballkon’, dhe nëse kjo nuk është mjaft e veçantë, ekziston edhe një ashensor për të hyrë në këtë zonë.

Duke hyrë brenda, Maxus Life Home V90 Villa Edition tregon shumë luks.

Ka dritare të mëdha në secilën anë, dhe këto pjesë rrëshqasin jashtë për të krijuar hapësirë ​​jetese 20 metra katrorë, transmeton Telegrafi.


Në fotot e botuara nga mediat e huaja, kompania tregon brendësinë me mobilie të bukura, moderne dhe një gamë ngjyrash neutrale, e cila krijon një atmosferë më të qetë.

Kuzhina përfshin një tryezë gatimi dhe një furrë, kështu që ju mund të bëni një darkë në këtë platformë. Ekziston edhe një frigorifer dhe lavaman. Në pjesën e pasme, ka një banjo me dush.

Kur zgjatet, zona e sipërme është e ajrosur dhe duket ideale për një zonë që të ulet dhe të shijojë pamjen.

Ka hapësirë ​​12,4 metra katrorë.

Tenda mbi krye është ndriçuar kështu që relaksimi mund të zgjasë edhe gjatë natës.

Çmimi për Maxus Villa Edition fillon 413 mijë dollarë. /Telegrafi/