LAJMI I FUNDIT:

30 vite nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, Basha: Do ta ndalim vërshimin antidemokratik

30 vite nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, Basha: Do ta ndalim vërshimin antidemokratik

Ndonëse kanë kaluar 30 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, kryetari i PD-së thotë është i bindur se nostalgjikët e viteve të mbrapshta e të zymta të diktaturës, por edhe të tjerë që për të mbajtur me çdo kusht pushtetin imitojnë diktatorin, janë sot kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë tonë.

Në një reagim me rastin e kësaj dite të rëndësishme për historinë shqiptare Basha garanton se me vullnetin e angazhimin e tij do të përpiqet fort që as edhe hijet më të largëta të asaj kohë famëkeqe të mos jenë prezente në ditët tona.

Le të jetë edhe dita e besëlidhjes për të mos e lejuar kurrë më rikthimin e hijeve të saj mes nesh” shkruan Basha.


Deklarata e kryetarit te PD-se, Lulzim Basha

30 vjet më parë, shqiptarët rrëzuan shtatoren e diktatorit më të pashpirt që ka parë historia jonë, në një akt sublim çlirimi nga idhujtaria e diktaturës.

20 shkurti i vitit 1991 ishte kremtim i shpresës së re dhe ndryshimit që po lindte pas gjysmë shekulli tiranie. Ishte klithma e shqiptarëve të lirë në shpirt që kumboi pa pushim në thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Për fat të keq, në Shqipërinë tonë edhe 30 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit, simbolet e komunizmit dhe krimeve të atij regjimi janë rikthyer në rrugët dhe sheshet tona, për të trembur përpjekjen tonë tridekadëshe për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Jo vetëm nostalgjikët e viteve të mbrapshta e të zymta të diktaturës, por edhe të tjerë që për të mbajtur me çdo kusht pushtetin imitojnë diktatorin, janë sot kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë tonë.

Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi duke e rikthyer Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Shqipëria ka nevojë për ekonomi më të fortë, për shëndetësi dhe kujdes më të madh për gjithë qytetarët, por historia jonë e afërt na ka mësuar se asnjëra nga këto nuk mund të arrihet pa garantuar mbi të gjitha lirinë dhe demokracinë për t’u sjellë si një vend europian.

Unë ju garantoj se me vullnetin tim, angazhimin dhe mësimin edhe nga gabimet e së shkuarës do të përpiqem fort që as edhe hijet më të largëta të asaj kohë famëkeqe të mos jenë prezente në ditët tona.

20 shkurti është festa jonë e çlirimit shpirtëror nga damka e turpshme e diktaturës! Le të jetë edhe dita e besëlidhjes për të mos e lejuar kurrë më rikthimin e hijeve të saj mes nesh”

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori