Zgjedhja e presidentit të vendit po konsiderohet se duhet të ndodhë menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Afatet e shkurtra kohore që i ka Kosova për të qenë me ushtrues detyre të presidentit dhe mundësia për mosarritjen e konsensusit për të parin e shtetit po shihen si rrezik edhe për zgjedhje të reja.
Prandaj nga njohësit politikë po kërkohet që presidenti të jetë prioritet para formimit të ekzekutivit të ardhshëm. Por, ka të tillë që vlerësojnë se vendi është ende në kohë, që fillimisht ta konstituojë Kuvendin, më pas të formohet qeveria, e në fund të zgjidhet presidenti.
Arton Demhasaj nga Çohu thotë për KosovaPress se pas konstituimit të Kuvendit brenda një ditë mund të zgjidhet presidenti, por edhe të formohet qeveria e re.
“Menjëherë sapo të konstituohet Kuvendi, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje duhet ta krijojë shumicën e nevojshme prej 80 deputetëve për me fillu procedurën për zgjedhjen e presidentit. E më pastaj me vazhdu me formimin e qeverisë, kjo mund të ndodhë edhe brenda një dite. Pasi nëse dështon zgjedhja e presidentit, qeveria formohet kot, sepse vendi brenda 45 dite shkon në zgjedhje… Kjo në njëfarë mënyrë do të krijonte një klimë që mandati qeverisës dhe mandati i Kuvendit me u përfundu në afatet e përcaktuara kushtetues prej katër vite. Kjo është mënyra më e mirë për me kriju një harmoni të konstituimit të institucioneve”, thotë ai.
Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, sipas ligjëruesit të shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri duhet të konsituohet Kuvendi pa vonesa, e më pas për shkak të afateve të shkurta kohore presidenti të zgjidhet, para formimit të qeverisë.
“Së pari duhet të certifikohen rezultatet, me certifikimin e tyre shpejtë duhet të konstituohet Kuvendi i Republikës. Në mbledhjet e para pas konstituimit duhet të bëjë zgjedhjen e presidentit, ngaqë ai duhet të jetë i zgjedhur jo më larg se data 6 prill e këtij viti. Prandaj nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje… Pra fillimisht është konstituimi i Kuvendit, pastaj votohet për presidentin, e më pas formohet qeveria për shkak të afateve kohore në të cilat gjendemi”, pohon Imeri.
Por ndryshe mendon, Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), e cila thotë për KosovaPress se fillimisht duhet konstituimi i Kuvendit, më pas formimi i qeverisë, e më pas zgjedhja e presidentit.
“Ajo çfarë do të duhej të ndodhte meqenëse ka përfundua zgjedhjet, të presim certifikimin e rezultateve të finale dhe në bazë të asaj vota popullore të artikulojë një qeveri të re. Mirëpo para kësaj të konstituohet Kuvendi, pastaj qeveria dhe të vijmë tek zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës. Mendojmë që jemi ende në kohë për të arritur që së pari të konstituohet Kuvendi, pastaj Qeveria e më pastaj edhe tek sfida e tretë që është zgjedhja e presidentit”, deklaron ajo.
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar rreth 47 për qind të fuqisë elektorale. Derisa ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të me postë, nuk dihet kur mund të certifikohen rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja për t’i hapur rrugë konstituimit të institucioneve.
Derisa, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, mund të ushtrojë këtë post deri më 5 maj, mirëpo procedurat për zgjedhjen e të parit të shtetit, sipas Kushtetutës duhet të fillojnë 30 ditë më herët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zëdhënësi i LDK-së kërkon mobilizimin e mbështetësve për të siguruar fitoren në zgjedhje
Filipçe: Qeveria e RMV-së po humb shumë kohë për eurointegrimin, nuk shoh se ka përmirësim në rrugën drejt BE-së
126 mijë emigrantë kërkojnë të votojnë me postë, KQZ miraton 73 mijë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos