Të hënë protesta kundër vendimit të gjykatës për burgosjen e babait të Almirit
Për të hënën janë paralajmëruar protesta kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës, e cila ka urdhëruar që babai i Almir Aliut, 4 vjeçarit që u shkel për vdekje me makinë nga Boban Iliqi më 4 korrik të vitit 2016 të paraqitet në burg më 1 mars. Sipas vendimit të gjykatës, babai I Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij, Avdulla Aliu dhe Sami Demiri janë dënuar me 6 dhe 9 muaj burg. Protesta do të mbahen në Kumanovë para gjykatës themelore.
Mbrojtja e familjes së Almirit ka dërguar në gjykatë kërkesë për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg. Ndërkohë avokati Asmir Alispahiq tha për Televizionin Shenja se janë duke përgatitur edhe ankesë për në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strazburg.
“Nga ana ime në afatin kohor prej tre ditëve, dërguam kërkesë për prolongimin e vuajtjes së dënimit, mbështetur me dëshmi. Nga ana jonë për tre të akuzuarit është dërguar në baza të ndryshme. Gjithashtu dua të njoftoj opinionin se nga ana jonë si mbrojtje po e përgatisim aplikimin që do të dërgohet në kohë deri te Gjykata ndërkombëtare në Strazburg me qëllim që edhe kjo gjykatë të njoftohet me shkeljet që janë bërë nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë”, tha avokati Asmir Alispahiq.
Pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 6 muaj burg për babain e Almirit dhe nga 9 muaj për dy familjarët e tij, Gjykata Themelore e Kumanovës lëshoi urdhëresën që të tre të paraqiten në burg për të vuajtur dënimin nga 1 marsi. Ndërkohë Gjykata e Apelit, kishte ulur dënimin nga 6 në 4 vite burg për vrasësin e Almirit, Boban Iliq, i cili kishte goditur me veturën e tij voglushin i cili humbi jetën si pasojë e kësaj goditje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në rastin “Kobra” babai i viktimës së Visar Cengut: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdorët tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje