LAJMI I FUNDIT:

AAK vlerëson lartë procesin zgjedhor, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve

AAK vlerëson lartë procesin zgjedhor, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarët e degëve të AAK-së, në një takim të mbajtur sot nën kryesimin e kryetarit Ramush Haradinaj, kanë vlerësuar lartë procesin zgjedhor duke e cilësuar atë si njërën ndër të arriturat më të mëdha të demokracisë në vend.

Sipas një komunikate të AAK-së, këto zgjedhje i kanë dhënë një avantazh Kosovës edhe në planin e brendshëm edhe në planin ndërkombëtar.

“Në këtë takim të strukturave më të larta të AAK-së, u konstatua se Kosova tashmë duhet të shkojë tutje në kapërcimin e sfidave të saj që janë; liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Për t’iu hapur rrugë këtyre objektivave, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke përfshirë këtu krijimin sa më parë të Parlamentit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në komunikatë.


Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Kalo në kategori