LAJMI I FUNDIT:

LDK: Deri në fund të muajit zhvillohen konsultat për kryetarin e ri, do të ketë mandat deri në vitin 2023

LDK: Deri në fund të muajit zhvillohen konsultat për kryetarin e ri, do të ketë mandat deri në vitin 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë duke kryer përgatitjet e Kuvendit të partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri, pas paralajmërimit për dorëheqje të Isa Mustafës.

Ata thonë se deri në fund të muajit do të zhvillohen konsultat për kryetarin e ri.

Në njoftimin e publikuar po ashtu thuhet se propozimet për kandidat për kryetar mund të përcillen te sekretari i LDK-së.


“Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj. Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023. Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji. Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues”, thuhet në njoftim.

LDK-ja thekson se “procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së”.

“Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën

Gjykata e Apelit vërteton dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaçën

Drejtësi
Krasniqi thotë se nga kandidatët për kryeministër Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij

Krasniqi thotë se nga kandidatët për kryeministër Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer brenda elektoratit të tij

Lajme
Skema se si përfitonte financiarisht përmes shantazhit admini i grupit ‘AlbKings’

Skema se si përfitonte financiarisht përmes shantazhit admini i grupit ‘AlbKings’

Lajme
​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Lajme
Kalo në kategori