LAJMI I FUNDIT:

Kreu vjedhje një vit më parë, gjykata e Prizrenit i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit

Kreu vjedhje një vit më parë, gjykata e Prizrenit i cakton një muaj paraburgim të dyshuarit
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vjedhja e rëndë dhe mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtarja e procedurës – Raima Elezi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 16.02.2021 deri me datën 17.03.2021.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit L.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:


– Me datë 10 janar 2020, pas mesnate në Prizren, në objektin e personit juridik – biznes të pajisjeve teknologjike, në bashkëveprim edhe me dy (2) persona të tjerë deri më tani të paidentifikuar – të gjithë të maskuar, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm, depërtojnë me forcë duke kaluar pengesat e krijuara, në atë mënyrë që, derisa biznesi në fjalë ishte i mbyllur, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, thyejnë xhamin në afërsi të derës hyrëse, futen brenda nga ku arrijnë të marrin: Një (1) monitor të kompjuterit: Nëntë (9) telefonë ‘demo’; dhe Tre (3) tabletë, dhe me të shpejtë me veturën e tyre largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, me ç’ rast të dëmtuarit – personit juridik i shkaktojnë dëm material në shumën prej 7.200 € (shtatëmijë e dyqind euro).

– Se me datë, kohë dhe vend te njëjtë, i njëjti në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e zjarrit dhe atë: një pistoletë të tipit TT, – prodhim rus me një (1) karikator brenda saj dhe tetë (8) fishekë të kalibrit 7.62 mm e cila armë, të pandehurit aksidentalisht i ka rënë nga brezi duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës penale të përshkruara si në dispozitivin paraprak të këtij aktvendimi, me ç’ rast e njëjta edhe është sekuestruar përkohësisht.”, thuhet në njoftim.

Gjykata, konsideron se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqenëse i pandehuri L.K., deri në momentin e ndalimit ishte duke qëndruar jashtë Republikës së Kosovës, gjithashtu duke pasur parasysh se pandehuri ka vepruar në bashkëkryerje edhe me persona tjerë, dhe sjelljen e mëparshme të të pandehurit i cili nuk është për herë të parë para organeve të ndjekjes.

“Andaj duke pasur parasysh rrethanat e lartcekura, Gjykata gjeti se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit L.K., në procedurën penale, dhe parandalimin e dëmtimit të provave dhe përsëritjes edhe të veprave tjera penale të kësaj natyre”, thuhet më tej në njoftim.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori