LAJMI I FUNDIT:

Pamjet satelitore tregojnë se Kina po zbraz kampet e ushtrisë në kufirin me Indinë

Pamjet satelitore tregojnë se Kina po zbraz kampet e ushtrisë në kufirin me Indinë

Kina ka çmontuar dhjetëra struktura dhe ka larguar automjetet për të zbrazur kampe të tëra përgjatë një kufiri të diskutueshëm në Himalaje, ku trupat indiane dhe kineze janë “mbyllur përballë njëra-tjetrës” që nga prilli i kaluar, sipas imazheve satelitore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet satelitore të disa zonave në bregun verior të Pangong Tso nga e marta – të siguruara nga Maxar Technologies – tregojnë se kampe të shumta ushtarake kineze, të cilat mund të shiheshin atje në fund të janarit, janë hequr.


Fqinjët, javën e kaluar njoftuan një plan për të tërhequr trupat, tanket dhe pajisjet e tjera nga brigjet e Pangong Tso, një liqen akullnajor në rajonin Ladakh që ishte bërë një pikë e ndezur në mosmarrëveshjen e tyre të zgjatur kufitare.

“Një veprim i ngjashëm po ndodh nga ana jonë gjithashtu”, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters një zyrtar indian në New Delhi, i cili kërkoi të mos i përmendej me emër.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes i Indisë, Rajnath Singh, i tha Parlamentit se të dy palët kishin rënë dakord të tërhiqnin trupat në “në faza, të koordinuar dhe të verifikuar” rreth Pangong Tso, pas së cilës komandantët ushtarakë do të diskutonin për t’i dhënë fund bllokimit në pjesë të tjera të kufirit Ladakh.

Tensionet filluan të rriteshin përgjatë kufirit në lartësi në prill, kur India akuzoi trupat kineze për ndërhyrje në anën e saj të Linjës së Kontrollit Aktual, kufiri de facto midis dy fqinjëve aziatikë. Kina e mohoi akuzën, duke thënë se po vepronte në zonën e vet.

Por konfrontimi u zhvillua në qershor kur 20 ushtarë indianë dhe një numër i pazbuluar i trupave kineze u vranë gjatë përleshjeve të drejtpërdrejta në rajonin Galwan të Ladakh – viktimat e para të tilla përgjatë kufirit 3,500 km (2200 milje) në dekada. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori