LAJMI I FUNDIT:

Brenda hotelit luksoz ku Rita Ora po qëndron në Sydney – atje ku vetëm një natë kushton rreth 16 mijë dollarë

Brenda hotelit luksoz ku Rita Ora po qëndron në Sydney – atje ku vetëm një natë kushton rreth 16 mijë dollarë

Ajo kohët e fundit duroi një karantinë të detyrueshme 14-ditore pasi zbarkoi në Australi përpara se të filmonte rolin e saj si anëtare e jurisë në “The Voice”.

Dhe tani, Rita Ora kuptohet se po qëndron në hotelin më të shtrenjtë të Sydneyt me motrën e saj dhe menaxheren e muzikës, Elena Ora, derisa Channel Seven të gjejë strehim për t’i strehuar ato për disa muajt e ardhshëm të qëndrimit të tyre në Australi.

Të hënën, 30-vjeçarja doli nga hoteli me pesë yje “Park Hyatt”, i cili mburret me pamjet mahnitëse të Portit të Sydneyt, shkruan DailyMail.


“Park Hyatt” përmban suita të bollshme, një banjë private, kuzhinë të shkëlqyer, një palestër, pishinë dhe madje edhe një shtëpi për mysafirë.

I gjendur në veriperëndim të Sydenyt në The Rocks, dhomat e hotelit mburren me pamje nga ‘Opera House’ e Sydenyt, Ura e Portit dhe atraksionet pranë, duke përfshirë Muzeun e Artit Bashkëkohor.

Është e paqartë nëse Rita u shpërngul në suitën presidenciale – e cila krenohet me 950 metra katrorë luks të pastër dhe kushton 16,000 dollarë për një natë – apo shkoi për një opsion më pak të kushtueshëm.

Brendësia e hotelit përfshin orendi dhe pajisje të bëra me porosi, karakteristika bashkëkohore të dizajnit, qilima prej pelushi dhe pajisje të fundit.

Në skajin më të përballueshëm të shkallës është ‘Opera Suite’ me 75 metra katrorë, e cila përfshin një shtrat mbretëror, dyer qelqi nga dyshemeja në tavan, një banjo e papërlyer dhe dy ballkone private.

Rita gjithashtu mund të pushojë privatisht në spa-në luksoze të “Park Hyatt”, e cila ofron trajtime të niveleve të larta.

Mysafirët e hotelit gjithashtu mund të shijojnë vaktet me pesë yje, duke përfshirë viçin Wagyu, barramundi, karkaleca dhe shampanjën e shtrenjtë franceze.

Kjo vjen pasi këngëtarja e hitit “Hot Right Now” u quajt ‘egoiste’ nga policia britanike pasi tentoi të organizonte një festë të paligjshme në 30-vjetorin e saj të lindjes, nëntorin e kaluar.

Sidoqoftë, ajo duket se ka marrë mësim nga kjo pasi kërkoi dy herë falje publikisht, dhe tashmë ka vepruar sipas rregullave që kur mbërriti në Australi në fillim të këtij muaji.

Rita kohët e fundit përfundoi karantinën e saj të detyrueshme 14-ditore përpara rolit të saj si gjyqtare në “The Voice”, ku do të jetë paneliste krahas emrave të njohur si: Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë

Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë

Magazina
Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Magazina
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Magazina
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Kalo në kategori