LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët e veriut ndihen të diskriminuar edhe 13 vjet pas Pavarësisë së Kosovës  

Shqiptarët e veriut ndihen të diskriminuar edhe 13 vjet pas Pavarësisë së Kosovës  
Foto: Ilustrim

Përvjetori i 13-të i Pavarësisë së Kosovës i gjen shqiptarët e veriut në rrethana të njëjta sa i përket realizimit të të drejtave të tyre individuale dhe kolektive.

Ata edhe më tutje ndihen të diskriminuar jashtëzakonisht, ndërsa akuzojnë institucionet se nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim.

Emir Azemi, banor i veriut të Mitrovicës, ka bërë të ditur për KosovaPress se tek banorët shqiptarë të asaj pjese nuk ka ndonjë entuziazëm për festë, ndonëse tha se mblidhen mes vete dhe urojnë njëri tjetrin aty ku ka mundësi.


Sipas tij, veriu vazhdon të mbetet problem i madh, andaj është e pamundur që shqiptarët në atë pjesë të festojnë me flamuj, muzikë dhe ngjashëm.

“Shqiptarët në veriun e Mitrovicës më herët e kanë pritur me gëzim të madh Pavarësinë e Kosovës duke besuar dhe shpresuar se gjendja e tyre politike, ekonomike dhe sociale do të ndryshojë pozitivisht… Nuk ka ndonjë entuziazëm për një festë ashtu me tupana, por pa dyshim që mblidhemi aty ku kemi mundësi, e urojmë njëri tjetrin për këtë festë, por siç e thash, problemi është ende i madh[…]Është e qartë se një numër I vogël I qytetarëve shqiptarë jetojnë edhe në qendër të qytetit, por logjika dhe mendja ma thotë se ata nuk e kanë as mundësinë e të themi as guximin që të festojnë në qendër të qytetit ku janë 15 mijë serbë[…]Edhe pse jetojnë në Republikën e Kosovës, ata nuk munden ta valëvitin flamurin e Kosovës ose kombëtar në qendër të qytetit, kjo është diçka që është realitet dhe nuk mund ta fshehim”, ka thënë Azemi.

Fetije Pirqi, e cila poashtu jeton në veri të këtij qyteti, thotë se shqiptarët përtej Ibrit nuk ndihen akoma të lirë dhe nuk guxojnë të festojnë sikur që bëjnë bashkëkombësit e tyre në pjesën tjetër të qytetit. Duke akuzuar institucionet se nuk kanë bërë sa duhet për këtë pjesë të vendit, ajo shpreson se tash me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, gjërat do të ndryshojnë për të mirë.

“Po ne nuk ndihemi të lirë sikur bashkëkombësit tonë të pjesës jugore[…]Ju e dini që ne s’guxojmë me festu sikur në veri sikur në jug[…]Qeveria është dashur të interesohet për veri më shumë, shpresojmë tash e pas kemi qeverinë e re dhe kryhen punët”, theksoi Pirqi.

Edhe Dion Gashi, një banor tjetër i veriut të Mitrovicës, mohon se shqiptarët atje ndiejnë atmosferë feste.

“Për neve shqiptarëve të veriut nuk ka pavarësi në këtë pjesë”, tha shkurt ai.

Ndërkaq, politologu Musa Preteni, ka potencuar se edhe pas 13 viteve të pavarësisë, Kosova ka probleme serioze të shtrirjes së sovranitetit të saj në pjesën veriore, dhe si pasojë, shqiptarët në atë pjesë kanë probleme të mëdha në aspektin e sigurisë dhe në aspekte tjera.

Ai shtoi se sot në përvjetorin e 13 të Pavarësisë, qytetarët shqiptarë të asaj pjese përballen me gjendje aspak të mirë, si pasojë e mos realizimit të shumë marrëveshjeve për veriun, që ka pasur në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Preteni ka fajësuar institucionet përgjegjëse për neglizhencë, sepse nuk kanë punuar sa duhet në këtë drejtim, por ka përmendur edhe BE-në si përgjegjëse kryesore për shkak se siç tha ai, nuk ka bërë presionin e duhur tek Serbia, për implementimin e marrëveshjeve.

“Edhe pas 13 vjet pavarësi, Kosova ka probleme serioze të shtrirjes së sovranitetit të saj real dhe de fakto në pjesën veriore, dhe si pasojë e kësaj edhe shqiptarët që jetojnë në atë pjesë e presin këtë përvjetor prapë në një gjendje jo të mirë, duke pasur probleme të mëdha në aspektin e sigurisë dhe në aspekte tjera[…]Ka pasur një numër të madh të marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë sa I përket pjesës veriore me ndërmjetësimin e BE-së. Sot, në 13 vjetorin e pavarësisë përballemi me mungesën e realizimit praktik të këtyre marrëveshjeve, si pasojë e neglizhencës së institucioneve të Kosovës, të cilat nuk e kanë bërë një punë të mjaftueshme sa I përket kësaj pjese. Por, normalisht që një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi ata që kanë qenë ndërmjetësues, që I bie institucioneve ndërkombëtare, më konkretisht Bashkimi Evropian, I cili nuk e ka bërë presionin e duhur tek Serbia për implementimin e këtyre marrëveshjeve”, u shpreh Preteni. /KP/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori