Ky frut ekzotike vjen nga Kina dhe konsiderohet si frut kombëtar kinez. Ka një shije intensive, jashtëzakonisht me lëng, të pasur, me fara të vogla të zeza që nuk e ndryshojnë shijen. Por shumë nuk e dinë që kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme.
Është plot me antioksidues dhe përmban më shumë vitaminë C sesa portokall dhe fruta të tjera agrumesh.
Është një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E, andaj ka shumë përfitime shëndetësore. Vitaminat A, C dhe E kanë veprimtari antioksiduese.
Disa studime kanë treguar se kivi mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular me 36 për qind. Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, substanca që gjenden natyrshëm në syrin e njeriut. Luteina ndihmon në filtrimin e dritës së dëmshme blu, e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të syve të shkaktuara nga plakja, shkruan KP.
Flavonoidet dhe karotenoidet që kanë veprim antioksidues mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund të shkaktojnë një numër sëmundjesh, përfshirë kancerin.
Kivi mbron ADN-në nga dëmtimi oksidues, i cili ul më tej rrezikun e kancerit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe