Të paktën 30 milionë euro janë keqpërdorur nga buxheti i shtetit, tregojnë të dhënat e hetimeve të Drejtorisë së Policisë Financiare në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muharemi, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se pjesa më e madhe e rasteve që ndërlidhet me korrupsionin në nivele të larta, ka të bëjë me keqpërdorimin e tenderëve për furnizimet publike. Ai thekson se pandemia e koronavirusit në masë të caktuar ka bllokuar dhe hetimet që ka iniciuar Policia Financiare, megjithëse bën të ditur se për vitin e kaluar janë dorëzuar më shumë se 70 parashtresa penale për sa i përket korrupsionit në nivele të larta.
“Është fakt se gjatë vitit 2019 kemi pas rezultate më të mëdha për sa i përket detektimit të dëmtimit të buxhetit të shtetit, gjë që nuk kemi arritur të kemi të njëjtin rezultat edhe gjatë vitit 2020, për shkak se kishim periudhën e pandemisë, një periudhë me shumë vështirësi në lidhje me hetimet. Kolegët tanë, hetuesit, janë përballur me shumë vështirësi gjatë vërtetimit të veprave penale në terren. Megjithatë, të dhënat statistikore nga parashtresat e dorëzuara do të jenë diku mbi 70 fletëparaqitje penale të dorëzuara”, thekson Muharemi. Ai ka apostrofuar hetimin ndaj ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë”, rreth tenderit për furnizimin me palma. Ndryshe, për lëndën Drejtoria e Policisë Financiare ka konstatuar se më shumë se gjysmë milion euro janë keqpërdorur nga arka e shtetit për sa i përket furnizimit me rreth 1 mijë palma, ndërkohë që vlera reale e tyre në kohën kur është bërë furnizimi nuk ka qenë më shumë se 100 mijë euro. Nga Prokuroria nuk bëjnë të ditur se deri ku ka arritur hetimi për këtë lëndë.
Edhe hulumtimi që ka realizuar Qendra për Komunikime Civile dhe Transparencë nxjerr në pah se gjatë realizimit të kontratave për furnizime publike organet shtetërore respektojnë vetëm gjysmën e kritereve të përcaktuara me ligj, përkatësish 55.2 për qind. Në raportin e kësaj organizate për vitin 2020, theksohet se kriza e pandemisë së koronavirusit edhe më shumë ka nxjerrë në pah anomalitë që përcillen gjatë tenderimit për furnizime publike. “Nuk u regjistruan rezultate në luftën kundër korrupsionit për sa i përket furnizimeve publike, ndërkohë që rreziku për korrupsion në këtë lëmi, në mënyrë plotësues është rritur për shkak të urgjencës për t’u furnizuar me mjete mbrojtëse nga virusi COVID-19 gjatë vitit 2020”, theksohet në raportin e Qendrës për Komunikime Civile dhe Transparencë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze