LAJMI I FUNDIT:

Kryeshefi i Postës kërkon që të përmbyllet me sukses procesi i dërgimit të votave sipas kërkesës së KQZ-së

Kryeshefi i Postës kërkon që të përmbyllet me sukses procesi i dërgimit të votave sipas kërkesës së KQZ-së

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi me stafin e Menaxhmentit, ka inspektuar Qendrën Tranzite Postare në Fushë Kosovë, për të parë nga afër ecurinë e pranimit dhe përpunimit të dërgesave postare nga posta ndërkombëtare, për procesin e Zgjedhjeve Parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Smakiqi ka aprovuar qasjen për herë të parë të përfaqësuesve të KQZ-së në sallën e përpunimit të dërgesave postare të procesit zgjedhor, të cilët ishin të pranishëm edhe sot gjatë inspektimit.

Po ashtu qasje monitoruese të këtij procesi, ia ka lejuar edhe organizatës joqeveritare GERMIN.


Në emër të Menaxhmentit të ndërmarrjes, Smakiqi, falënderoi stafin e Qendrës Tranzite Postare për punën e tyre intensive, ndërsa kërkoi që të përmbyllin me sukses përpunimin e dërgesave postare, sipas kërkesës së KQZ-së brenda afatit ligjor deri sonte në mesnatë.

“Profesionalizmi, përkushtimi dhe disiplina, janë parimet themelore që Posta e Kosovës ofron shërbimet SHPEJTË SIGURT DHE LIRË për klientët e saj, si dhe për institucionet. Prandaj, këto janë  dëshmi që Posta e Kosovës kërkon dhe përmbushë me suksese shërbimet ndaj partnerëve të saj”, thuhet në njoftimin e Postës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Lajme
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori