Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur kolegjium me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive themelore, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit si dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial.
Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, Lumezi ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe prokurorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Më qellim të ruajtjes së integritetit së këtij procesi, Kryeprokurori i Shtetit ka caktuar 88 prokurorë të cilët do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve në nivel vendi, në mënyrë që të sigurohet një proces i drejtë dhe ligjor, me ç’rast ka paralajmëruar se do të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë aktive dhe pa vonesë ndaj atyre që bien ndesh me dispozitat e Kodit Penal, lidhur me veprat penale kundër të drejtës së votimit dhe të gjitha format e tjera të krimit që ndërlidhen me procesin zgjedhor. Ndërkaq, pjesë thelbësore e këtij takimi ishte edhe prezantimi i Planit të Punës së Prokurorit të Shtetit për vitin 2021, ku në mënyrë specifike janë paraqitur objektivat e përgjithshme dhe ato me prioritet, me anë të të cilave synohet avancimi i punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin për media.
Lumezi ka vënë theksin në trajtimin me prioritet të një grupi të veprave penale, veçmas luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, krimeve të luftës, krimeve kibernetike, dhunës në familje, dhunës ndaj fëmijëve dhe asaj në baza gjinore si dhe rasteve të cenimit të votës.
“Po ashtu, çështje më interes të veçantë në këtë takim ishte aplikimi i ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, ku është kërkuar angazhim më i madh dhe proaktiv i kryeprokurorëve dhe prokurorëve që krahas ngritjes së akteve akuzuese të gjurmohet dhe identifikohet edhe pasuria që dyshohet të jetë fituar me anë të veprave penale.
Lidhur më këtë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga kryeprokurorët edhe zbatimin e udhëzimeve të detyrueshme, në mënyrë që të ngritët efikasiteti në luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike, krimit të organizuar dhe krimeve tjera, njëkohësisht të shënohet progres në rritjen e shkallës së sekuestrimit në funksion të konfiskimit përfundimtar të aseteve të fituara me vepër penale”, thuhet në njoftim.
Kryeprokurori i Shtetit, ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët që të avancohet llogaridhënia dhe profesionalizmi i punës së prokurorive që ata drejtojnë, të zbatohet në përpikëri rregullorja e re e vlerësimit të performancës së prokuroreve, si dhe të rritet transparenca duke komunikuar dhe bashkëpunuar me mediat dhe shoqërinë civile në mënyrë që të fuqizohet besimi i publikut në institucionin e Prokurorit të Shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët