LAJMI I FUNDIT:

Publikohen në versionin audio katër këngët e reja të Rita Orës që vijnë si EP – fansat në pritje të klipit të saj me veshje tradicionale

Publikohen në versionin audio katër këngët e reja të Rita Orës që vijnë si EP – fansat në pritje të klipit të saj me veshje tradicionale

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar EP-në e saj më të re, ashtu siç kishte paralajmëruar prej disa ditësh.

Ky mini-album përfshin katër këngë të reja, të cilat janë punuar nga emra me renome botërore si David Guetta, Imanbek, Gunna dhe reperi argjentinas Khea.

Këngët aktualisht janë publikuar vetëm në versionin audio, teksa sot (e premte) pritet që të vijnë edhe me klipe.


Për “mini-filmin” siç e quan ajo, Rita Ora hyri në rrënjët e saj të Evropës Lindore.

“Unë kam veshur një veshje tradicionale të Kosovës”, tha Ora, e cila është shqiptare, por ka lindur në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, shkruan WWD.

Veshja folklorike, e parë në fillim të filmit, është plotësisht e mbuluar dhe një largim nga stili i ashpër, i mprehtë dhe nganjëherë përvetësues i kulturës, Ora ka veshur shpesh në videot e saj dhe në tapetin e kuq.

Veshja kosovare u punua me dorë nga Valdrin Sahiti, një dizajner nga Kosova i cili është i njohur më së shumti në Evropë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për veshjet e tij me zbukurime të nusërisë dhe fustaneve me shkëlqim. “Eshtë e qëndisur shumë, në të zezë, të artë dhe të kuqe, jashtëzakonisht e gjallë dhe shumë e detajuar me shumë bizhuteri”, tha këngëtarja e famshme shqiptare për WWD.

Ky klip i cili është asi një film i shkurtër u xhirua në Bullgari duke treguar monumente historike, të tilla si monumenti i Buzludzha dhe peizazhet e vendit.

EP-ja e re me katër këngë të Rita Orës është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.

Aktualisht, Rita ndodhet në Australi duke xhiruar audicionet e fshehura të spektaklit “The Voice” atje, ku është anëtare e jurisë profesionale të spektaklit të talenteve. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në trend Magazina

Më shumë
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë

Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë

Magazina
Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Gjesti provokon Eglin: A puthemi?

Magazina
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar

Magazina
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Kalo në kategori