LAJMI I FUNDIT:

Bekim Koxha nga Nisma, flet për synimet e tij nëse do t’i besohet vota për t’u bërë deputet

Bekim Koxha nga Nisma, flet për synimet e tij nëse do t’i besohet vota për t’u bërë deputet

Kandidati për deputet i Nismës, Bekim Koxha, ka folur për synimet e tij në rrugën për Kuvendin e Kosovës.

Koxha ka thënë se ka zgjedhur Nismën për të garuar në këto zgjedhje, pasi beson se është partia e vetme e cila përfaqëson veteranët e UÇK-së.

Pse keni vendosur të hyni në garë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe pse me Nisma Socialdemokrate?


Koxha: Nuk ishte dëshirë por ishte domosdoshmëri e momentit ti bashkohem listës së kandidatëve duke e vlerësuar gjendjen aktuale në vendin tonë.

Ndërsa në listën e Nismës vendosa të participoj nga që vlerësoj se është partia e vetme e cila përfaqëson veteranët e Ushtrisë Çlirimtare dhe është subjekti i vetëm që do të mundësitë ti zgjidhte shumë halle të qytetarëve ndër to edhe të zhdukurit në luftë, statusin e familjeve të dëshmorëve, statusin e invalidëve dhe çlirimtarëve.

Cilat janë synimet tuaja, nëse zgjedheni deputet, për çka mendoni se duhet ta ngrisni zërin më shumë në Kuvendin e Kosovës?

Koxha: Unë fillimisht do të angazhohesha që të ngritët padi ndaj shtetit serb për gjenocidin që ushtroi në civilët e pambrojtur, gjithashtu do angazhohesha për ti gjetur të zhdukurit e luftës. Do të ngija zërin edhe për Ambasadën e Kosovës në Izrael e që vlerësoj se kjo ambasadë duhet të vendoset ne Tel Aviv e jo në Jerusalem.

Në cilën nga këto tema që i përmendët mendoni se duhet të ketë intervenim të menjëhershëm, cila është pjesa e shoqërisë që është në gjendjen më të keqe e që ka nevojë për dorën e shtetit tash?

Koxha: Mendoj se intervenim i menjëhershëm do të duhet të bëhet në politikën e jashtme duke treguar se ne ishim viktima e jo agresori se tani më një pjesë mjaft e madhe e shteteve mendon se ne ishim agresori, kjo dukuri ndodhi nga politikat e dështuara të ministrisë së punëve të jashtme dhe diplomacia e jonë.

Gjithashtu mendoj se theks të veçantë duhet të merr edhe zhvillimi ekonomik gjithashtu mendoj se duhet shteti të zgjatë dorën në pjesën e bujqësisë dhe blegtorisë duke krijuar kushte të volitshme për këtë kategori.

Si e shihni ju Nismën në këto zgjedhje?

Koxha: Nisma Socialdemokrate dhe lideri i sajë Fatmir Lima ka program të qartë politik të sqarohen një herë e mirë kontekstet me fqinjët dhe të marrin fund vuajtjet e qytetarëve tanë, të ndalet më loti i nënave tona që nuk i dinë ku i kanë fëmijët e tyre, të kujdesen maksimalisht për veteranët.

Gjithashtu të krijohen perspektiva për të rinjtë  tanë që çdo ditë e më tepër po ikin nga vendi nga që nuk gjejnë një zgjidhje afatgjate për jetët e tyre.

Besoj se Nisma do të rreshtohet subjekti i 4 dhe sipas anketave të realizuara do të kemi 7 ulëse në parlament, e që do të jetë një numër i mjaftueshëm për ta mbajtur bilancin e qeverisë dhe opozitës, dhe u premtoj qytetarëve që do të jemi shumë konstruktiv dhe të ndërgjegjshëm.

Mesazhi juaj për qytetarët e Republikës së Kosovës?

Bekim Koxha:Qytetarë të nderuar ua kërkoj mbështetjen e juaj që të jemi aty ku do të krijojmë kushte për fëmijët tanë që lindën dje lindën sot e do të lindin nesër.

Ua kërkojmë mbështetjen e juaj nga që askush nuk mund të ju përfaqësojë juve më mirë se ne që humbëm fëmijët tanë familjet e tona e ende i kemi të gjalla plagët ne shtatin tonë.

Duke votuar numrin 121 dhe numrin rëndor 73 ua garantoj se do ta ruaj me xhelozi dhe përkushtim besimin e juaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori